Çka bënë prokurori i shtetit që nuk ngrit aktakuza ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar në cenimin e shtetësisë së Kosovës në negociata me Serbinë nga viti 2011?

Çka bënë prokurori i shtetit që nuk ngrit aktakuza ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar në cenimin e shtetësisë së Kosovës në negociata me Serbinë nga viti 2011?
Çka bënë prokurori i shtetit që nuk ngrit aktakuza ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar në cenimin e shtetësisë së Kosovës në negociata me Serbinë nga viti 2011?

Agim Bajrami

  • 14 November 2022 - 07:31

Shkruan:ANALISTI - Agim Bajrami

Si ka negociuar politika kosovare me Serbinë?- Prokurori i shtetit do të duhej t'i heton dhe ngritë aktakuza dhe dënon për cenim të shtetësisë së Kosovës. Aktorët ndërkombëtarë që e krijuan dhe njohën shtetin e Kosovës, kërkuan (lejuan) palët, Kosovën dhe Serbinë, të zhvillojnë negociata, për çështje teknik por jo assesi.

-Nuk ishte objektivi i bisedimeve për statusin e Kosovës, pasi Kosova nga 2008, kishte fituar njohjen si shtet i pavarur dhe sovran sipas kushtetutës së saj, dhe e konfirmuar, legjitimuar në të drejtën ndërkombëtar nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Por,si u zhvilluan ngjarjet: Ekipi negociues i Kosovës, nga paaftësia e tyre dhe nga arsyet tjera, bisedimet teknike i bartën në bisedime politike për statusin e shtetësisë së Kosovës që deri atëherë statusi i shtetit të Kosovës ishte mbyllur me njohjen e SHBA-ve dhe shumë vende tjera të rëndësisë ekonomike, politike e ndërkombëtare, duke përfshirë edhe vendet e rajonit me përjashtim të Serbisë që as nuk do të duhej ti kërkohej njohja përveç përmbushjen e dëmeve të luftës dhe nga okupimi që nga vitet e 90.

Ekipi kosovar këtë e bëri me shumë siguri, nga paaftësia e tyre profesionale, zotësia e largpamësia politike, nga servilizmi i tyre ndaj qëndrimeve të liderëve të tyre politikë, e ndaj disa segmenteve këshillëdhënëse të qëllimeve të këqija ndërkombëtare. Serbia ,duke i vërejtur dobësitë dhe paaftësinë e ekipit negociues të Kosovës, gjatë negocimit përdori tërmet dy kuptime,

abstrakte dhe të pa definuara dhe me mençurinë e pa vërejtur dhe me përkrahje në prapaskenë të disa segmenteve ndërkombëtare, arritën ti shtyjnë temat për negocim të cilat prekin çështjet e shtetësisë së Kosovës,e të cilat nuk do të duhej të negociohen që cenonin rendin kushtetues,politikë e territorial të Kosovës, siç janë, marrëveshjet e lidhura e të nënshkruara për veriun e Kosovës, siç janë të mjegulluara përmes termave; Asocacioni/Bashkësia apo Zajednica... Dhe të njëjtit ata/ato, që me veprimet e tyre, e atakuan përmes marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel sovranitetin dhe pavarësinë kushtetuese të shtetit të Kosovës,që sot nga ajo kohë është vënë në diskutim, të njëjtit pa fije turpi, sillen si "patriot,apo atdhetar" , që përndryshe, të tillët, do të duhej të ishin në burg të përjetshëm, për lidhjen e marrëveshjeve, të cilat e zhbëjnë shtetin e Kosovës. Dhe lind pyetja, çka bënë prokurori i shtetit, që nuk ngrit aktakuza ndaj të gjithëve, që kanë kontribuar në cenimin e shtetësisë së Kosovës nga viti 2011?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".