Hajnat e fondeve të lufës, Vendlindja Thërret dhe Fondi 3%, bëjnë biznes të pa penguar nga drejtësia e lidhur me nëntokën e krimit të organizuar

Hajnat e fondeve të lufës, Vendlindja Thërret dhe Fondi 3%, bëjnë biznes të pa penguar nga drejtësia e lidhur me nëntokën e krimit të organizuar
Hajnat e fondeve të lufës, Vendlindja Thërret dhe Fondi 3%, bëjnë biznes të pa penguar nga drejtësia e lidhur me nëntokën e krimit të organizuar

Gani Qarri

  • 22 June 2023 - 07:49

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Vetë loja e paturp që po zhvillohet më këtë proces maratonik, tregon publikisht se është pikërisht drejtësia e inkriminuar, Prokurorja Speciale që ja bënë vazhdimisht avokatinë nëntokës së krimit të organizuar dhe e ashtuquajtura drejtësi mbetet fajtori kryesor pse akoma edhe sot e kësaj dite nuk kemi ndëshkim dhe as adresim të saktë të përgjegjësisë për asnjë nga fondet e luftës! Fonde, që ishin kontribut i qytetarëve dedikuar vendit, nën kushtet e okupimit, e që pikërisht shkaku i kësaj (pa)drejtësie, askush deri më tani, nuk është dënuar për shpërdorimin e Fondit "3%" dhe as të atij "Vendlindja Thërret"!

-Mjerisht lidhjen e ngushtë e të pashkëputshme, asnjëherë, të sistemit të (pa)drejtësisë me krimin e organizuar dhe nëntokën kriminale në Kosovë, po e dëshmon më së miri edhe rasti i vetëm i ngritjes së aktakuzës „historikë” për shpërdorimin e Fondit 3-%-it. Proces i cili po përjeton një zvarritje dekadëshe nëpër nivele të ndryshme të gjyqësorit të Kosovës, që tanimë është kthyer në top pingpongu dhe po hedhet sa nga njëri prokuror tek tjetri, dhe sa nga njëra gjykatë, te gjykata tjetër, me përpjekjet për anulim dhe amnisti të krimit! Kështu që edhe një seancë e planifikuar që do duhej, të zhvillohej me datën 13 qershor, ka dështuar sepse siç thuhet në arsyetim, prokurori i rastit, qenka angazhuar "njëkohësisht" edhe në një rast tjetër, gjë që nuk ndodhë askund në botë, dhe çuditërisht me këtë arsyetim banal, është shtyrë edhe njëherë gjykimi maratonik dekadësh në rastin e njohur si “Fondi 3%”.

Vetë loja e paturp që po zhvillohet më këtë proces maratonik, tregon publikisht se është pikërisht drejtësia e inkriminuar, Prokurorja Speciale që ja bënë vazhdimisht avokatinë nëntokës së krimit të organizuar dhe e ashtuquajtura drejtësi mbetet fajtori kryesor pse akoma edhe sot e kësaj dite nuk kemi ndëshkim dhe as adresim të saktë të përgjegjësisë për asnjë nga fondet e luftës! Fonde, që ishin kontribut i qytetarëve dedikuar vendit, nën kushtet e okupimit, e që pikërisht shkaku i kësaj (pa)drejtësie, askush deri më tani, nuk është dënuar për shpërdorimin e Fondit "3%" dhe as të atij "Vendlindja Thërret"!. Në këtë rast që po sillet si top pingpongu, janë të përfshirë Naser Osmani, ish-deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Atdhe Gashi ish-këshilltari i ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, dhe vet ish kryeministrit Bujar Bukoshi, për të cilin thuhet se procedura është veçuar. Në fakt, në nëntor të vitit 2020, Osmani dhe Gashi ishin shpallur fajtorë për veprën penale të shpërdorimit, për çka ishin dënuar me nga 3 vite burgim, mirëpo, më 15 shtator 2021, Gjykata e Apelit kishte marrë vendim që rastin ta kthej në rigjykim. Por sipas vendimit të gjykatës së shkallës së dytë, shpallja e aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë nuk është bërë sipas aktakuzës së ngritur ndaj Naser Osmanit e Atdhe Gashit, e për aq më tepër manipulohet kinse aktgjykimi i shkallës së parë është përfshirë në shkelje esenciale?!.

Aktakuza ndaj Bujar Bukoshit, Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit ishte ngritur, qysh më 28 prill të vitit 2017, nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, por që nga fillimi, shihej qartë se kishte një lojë të zvarritjes dhe skenarit për dështim me zhvlerësim apo parashkrim të qëllimshëm të rastit. Kështu që paraprakisht, kjo lëndë i ishte ndarë në punë gjykatëses Albina Shabani–Rama, e cila më 23 maj 2018, kishte mbajtur shqyrtimin fillestar ndaj Naser Osmanit dhe Atdhe Gashi, seancë në të cilën, gjykatësja Shabani-Rama kishte marrë vendim për veçimin e procedurës penale ndaj Bujar Bukoshit, me arsyetimin se ai ishte i sëmurë dhe nuk kishte mundur të paraqitej në shqyrtimin fillestar. Kurse më 26 tetor 2018, gjykatësja Shabani-Rama kishte mbajtur edhe shqyrtimin e dytë ndaj të akuzuarve Osmani dhe Gashi, të cilët thuhet se kishin paraqitur kundërshtimet për provat dhe kishin ushtruar kërkesë për hedhje të aktakuzës.

Mirëpo, gjykatësja Shabani-Rama, më 3 dhjetor 2018, kishte marrë vendim që të refuzoheshin kërkesat për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, andaj të akuzuarit Osmani dhe Gashi, kishin ushtruar ankesë kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, por më 17 janar 2019, edhe Apeli kishte refuzuar këto ankesa, duke konfirmuar aktakuzën e gjykatëses Shabani-Rama. Por më 18 janar 2019, kjo lëndë i ishte ndarë në punë gjykatëses së Departamentit të Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Medie Bytyçi, kurse më 13 mars të këtij viti, kjo lëndë nga Apeli, ishte kthyer në zyrën e kësaj gjykatëseje. Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) kishte ngritur aktakuzë edhe kundër të akuzuarit Bujar Bukoshi, për shkak të veprës penale “Shpërdorim”, nga neni 257, par.2 lidhur me par.1 të KPK-së dhe veprës penale “Shmangie nga tatimi”, sipas nenit 249, par.2 lidhur me par.1 të KPK-së, kundër të akuzuarit Bujar Bukoshi.

Akuzë e njëjtë ishte ngritur edhe kundër Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit,po për shkak të veprës penale “Shpërdorim”, nga neni 257, par.3 lidhur me par.1 të KPK-së, lidhur me par.31 të KPK-së dhe kundër të akuzuarit Atdhe Gashi për shkak të veprës penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 249 par.1 të KPK-së. Sipas PSRK-së, Bujar Bukoshi akuzohet se gjatë periudhës kohore 2008-2015, me qëllim që t’i sjellë vetes apo tjetrit dobi pasurore të kundërligjshme, e ka përvetësuar pasurinë e luajtshme të personave tjerë, e cila i është besuar atij, ashtu që qytetarët e Republikës së Kosovës, të punësuar jashtë vendit, kanë kontribuar me mjete monetare në Fondin 3%, duke parë nevojën për të ndihmuar Kosovën, e cila në atë kohë, ishte në kushte shumë të vështira ekonomike. Mërgimtarët kishin dhënë donacione secili sipas mundësive të veta nga 3% deri në 10%, para këto që pas lufte janë transferuar në xhirollogarinë e “Fond de R. Kosova” në Prishtinë, në NLB, ku Bukoshi thuhet se shumën prej 90,380,00 euro, e ka tërhequr me para në dorë (kesh) të cilën me asnjë dëshmi nuk e ka arsyetuar se për çfarë qëllime i ka shfrytëzuar, duke dëmtuar buxhetin e Fondit 3%, e njëherësh edhe bashkatdhetarët e Kosovës, në shumë prej 90,830,00 euro. Kurse me me 26 gusht 2019, me shumën prej 3,500 euro, janë paguar për bileta, të Ingrid Steiner Gashi, e cila nuk dihet kush është, por dihet se nuk është punëtore e UFORK-ut. Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Bujar Bukoshi se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi”, nga neni 257, par.2 lidhur me par.1 të Kodit të vjetër Penal të Kosovës, si ligj më i favorshëm.

PSRK i ngarkon po ashtu të akuzuarit Bujar Bukoshi, Naser Osmani dhe Atdhe Gashi se gjatë periudhës kohore 2006-2015, në bashkëkryerje me njëri-tjetrin, me qëllim për t’i sjellin vetes apo tjetrit në mënyrë të kundërligjshme dobi pasurore, e kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të personave tjerë, qytetarëve të Republikës së Kosovës, të punësuar jashtë vendit, të cilët kanë kontribuar me mjete monetare në fondin 3%, duke dhënë donacione secili sipas mundësive të veta nga 3% deri në 10%. Para këto që së fundmi janë transferuar në xhirollogarinë e OJQ UFORK, në Prishtinë dhe BPB, në shumën prej 154,132,47 euro, i kanë tërhequr me para në dorë (kesh) të cilën shumë me asnjë dëshmi nuk e kanë arsyetuar se për çfarë qëllime i kanë shfrytëzuar, duke mos e realizuar asnjë projekt, akt me të cilin e kanë dëmtuar rëndë buxhetin e Fondit 3% – UFORK-ut, e njëherësh edhe bashkatdhetarët e Republikës së Kosovës, në shumë prej 154,132,47 euro.

Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit Bujar Bukoshi, Naser Osmani dhe Atdhe Gashi, të cilët në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi”, nga neni 257, par.2 lidhur me par.1 të Kodit të vjetër Penal të Kosovës, si ligj më i favorshëm, lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Ndërsa në dispozitivin e tretë të aktakuzës, Bujar Bukoshi, akuzohet se në periudhën kohore prej vitit 2008-2015, në cilësinë e personit përgjegjës, kryetar i Bordit të “UFORK-ut” dhe si i punësuar aty, me qëllim të shmangies pjesërisht apo tërësisht pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve tjera që kërkohen me ligj, nuk i ka përfshirë të dhënat lidhur me të ardhurat e tij të fituara përmes transaksioneve, në emër të pagave të cilat ka qenë i obliguar që t’i deklarojë në Administratën Tatimore të Kosovës, dhe shuma e shmangies nga i akuzuari është 39,932,04 euro. Prokuroria e ngarkon të akuzuarin Bujar Bukoshi se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”, nga neni 249, par.2 lidhur me par.1 të Kodit të Vjetër Penal, si ligj më i favorshëm (KPK), përderisa në dispozitivin e katërt, akuzohet edhe Naser Osmani se në periudhën kohore prej vitit 2008-2013, në cilësinë e personit të punësuar në “UFORK”, me qëllim të shmangies pjesërisht apo tërësisht, të pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, nuk i ka përfshirë të dhënat lidhur me të ardhurat e tij të fituara përmes transaksioneve, në emër të pagave dhe të të hyrave të tjera, e të cilat ka qenë i obliguar që këto të ardhura t’i deklaron në ATK, duke dëmtuar buxhetin e ATK-së – Republikës së Kosovës, me 3510 euro. Prokuroria e ngarkon të akuzuarin Naser Osmani se ka kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 249, par.1 të Kodit të Vjetër Penal, si ligj më i favorshëm (KPK), kurse Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ngarkon edhe të akuzuarin Atdhe Gashi, se në periudhën kohore prej vitit 2008-2013, në cilësinë e personit të punësuar në “UFORK”, me qëllim të shmangies pjesërisht apo tërësisht pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, nuk i ka përfshirë të dhënat lidhur me të ardhurat e tij të fituara përmes transaksioneve, në emër të pagave, dhe të hyrave të tjera, i njëjti ka qenë i obliguar që këto të ardhura t’i deklarojë në Administratën Tatimore të Kosovës, dhe shuma e shmangies nga i akuzuari është 2667.30 euro.

Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Atdhe Gashi, se ka kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 249, par.1 të Kodit të Vjetër Penal, si ligj më i favorshëm (KPK). Po ashtu, prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Atdhe Demaj, më 30 nëntor 2018 kishte dorëzuar në gjykatë një parashtresë, përmes së cilës kishte bërë plotësimin dhe qartësimin e aktakuzës së ngritur më 28 prill 2017. Sipas kësaj parashtrese, dispozitivi nën pikën II të aktakuzës, është plotësuar ashtu që tani të akuzuarit Bujar Bukoshi- kryetar i Bordit të UFORK, me seli në Prishtinë, Naser Osmani në cilësinë e anëtarit të bordit të OJQ “UFORK” në Prishtinë, dhe Atdhe Gashi në cilësinë e arkëtarit të OJQ “UFORK” në Prishtinë, përgjatë periudhës kohore 2006 deri 2015, në bashkëkryerje, me qëllim për t’i sjellë vetes apo tjetrit dobi pasurore të kundërligjshme, kanë përvetësuar në vazhdimësi,pasurinë e luajtshme të personave tjerë që u është besuar atyre, qytetarë të Republikës së Kosovës dhe vendeve tjera, kontribuues në fondin e themeluar atëbotë për financim të strukturave të Qeverisë së Kosovës në ekzil. Shuma këto prej minimum 3% të të hyrave të tyre personale mujore, e të cilat janë transferuar në xhirollogarinë e “UFORK”, në Bankën “BPB” në Prishtinë, ashtu që Bukoshi, Osmani dhe Gashi thuhet se kanë tërhequr shumën prej 154,132,47 euro në kesh, të cilët nuk kanë arsyetuar dhe as dëshmuar qëllimin e tërheqjes së kësaj shume, vlerësim dhe konstatim ky i vërtetuar me ekspertizën e datës 21 prill 2017. Veprime kundërligjore këto me të cilat, prokuroria i ngarkon të akuzuarit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi”, nga neni 257, par.3 lidhur me par.1 të Kodit të Përkohshëm Penal të Republikës së Kosovës.

Kështu që duke pasur parasysh të gjitha këto përvetësime të paligjshme dhe veprime kundërligjore, është koha e fundit që institucionet e shtetit të Kosovës ta thyejnë heshtjen dhe Qeveria e Kuvendi të kërkojnë publikisht, përgjegjësi të drejtpërdrejtë penale për të gjithë përgjegjësit e këtyre dy fondeve të cilat qytetarët i kanë ndihmuar, mbushur në emër të luftës dhe ndihmës për shtetin e ri të Kosovës. Kurse, politikanët e inkriminuar, të cilët i kanë shpërdoruar ato, kanë bërë biznese private dhe i kanë keqpërdorur për tu pasuruar pas luftës, duke harruar premtimet e dhëna qytetarëve, për t`ua lehtësuar të bërit biznes në shtetin e ri, të cilat janë bërë vetëm sa për ti mashtruar ata, duhet urgjentisht të marrin dënimin e merituar dhe parat e keqpërdoruar t`ia kthejnë urgjentisht shtetit të Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".