Për deeskalimin e plotë të situatës në veri të Kosovës, KFOR autorizohet të merr pjesërisht edhe kompetencat e policisë

Për deeskalimin e plotë të situatës në veri të Kosovës, KFOR autorizohet të  merr pjesërisht edhe kompetencat e policisë
Për deeskalimin e plotë të situatës në veri të Kosovës, KFOR autorizohet të  merr pjesërisht edhe kompetencat e policisë

Drizan Shala

  • 22 June 2023 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Drizan Shala

KFOR tani ka marr rolin e policisë në pozicionimin juridik duke përjashtuar çdo ndërhyrje të mundshme qoftë në ofrimin e sigurisë brenda qyteteve të 4 komunave në veri të vendit përpos në rrugën nacionale që qojnë në Bërnjak dhe Jarinjë. Pra më këtë situatë sipas zhvillimeve KFOR me njësitë e saja janë të trajnuar në menaxhimin e turmave sikur Policia e Kosovës e cila ka edhe kapacitetet por edhe provojnë profesional për ti kontrolluar hapësirat por ofruar sigurinë publike.

Situata në veri të vendit nga presioni ndërkombëtar dhe pozicionimet që janë në mese dy qeverive po e përcakton që tensionimi do të vazhdojë në ditët në vijim. Në rast se do të kemi ndonjë veprim të pa matur nga qeveria e Kosovës në vazhdimin e acarimeve të raporteve atëherë mund të thuhet që situata për eskalim është në skenarin e Serbisë e cila ka të ndërtuar tani më narracionin e muajve të fundit. KFOR tani ka marr rolin e policisë në pozicionimin juridik duke përjashtuar çdo ndërhyrje të mundshme qoftë në ofrimin e sigurisë brenda qyteteve të 4 komunave në veri të vendit përpos në rrugën nacionale që qojnë në Bërnjak dhe Jarinjë. Pra më këtë situatë sipas zhvillimeve KFOR me njësitë e saja janë të trajnuar në menaxhimin e turmave sikur Policia e Kosovës e cila ka edhe kapacitetet por edhe provojnë profesional për ti kontrolluar hapësirat por ofruar sigurinë publike.

KFOR me deklarimin e saj ka dëshmuar që tani mund të pritet që në ditët në vijim të tërheq nga pozicioni para objekteve dhe të rikthehet në përmbushjen e misionit që ka sipas mandatit 1244.

Ky interferim këtyre ditëve ishte për të dhen hapësirë politikes për të gjetur rrugën adekuate për shtensionim. EULEX ka marr masa adekuate brenda misionit të saj duke kërkuar numër shtese të njësive specializuara nga Italia për një menaxhim adekuat situatave policore në rast të konfrontimit në mese reaguesit të parë më grupet "qytetare" që i quan faktori ndërkombëtar. Sepse sipas elementeve mund të thuhet që projeksionet janë në drejtim të tensionimeve nëse palët nuk janë "dakorduar" në mese veti në një forme të një shfaqje teatrale për të arsyetuar jetësimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të projektit evropian. Por pyetja do të duhej të ngitet ku po dëshirojmë të arrimë më këtë veprime që kanë dalë nga situata krijuar dhe që godasin sigurinë nacionale të vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".