Vidovdani i Aleksandër Vuçiqit me kërcënimet fashisoide kundër Kosovës, të trashëguara nga e kaluara kriminale e Sllobodan Millosheviqit

Vidovdani i Aleksandër Vuçiqit me kërcënimet fashisoide kundër Kosovës,  të trashëguara nga e kaluara kriminale e Sllobodan Millosheviqit
Vidovdani i Aleksandër Vuçiqit me kërcënimet fashisoide kundër Kosovës,  të trashëguara nga e kaluara kriminale e Sllobodan Millosheviqit

Nexhat Haziri

  • 21 June 2023 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri

Një studim i situatës dhe rrethanave aktuale nga ana e institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës, dhe rrezikun që mund ta paraqes kjo datë, do të duhej të mendohet edhe anulimi i kësaj feste në territorin e Kosovës. Natyrisht se kjo do të duhej të bëhet edhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar duke iu sqaruar dhe argumentuar rrezikun që paraqesin për stabilitetin politik dhe të sigurisë në Kosovë, nga elementet kriminale e radikale serbe të infiltruar në organizimin e festës së "VIDOVDANIT", e që tashmë të përkrahur edhe nga vet presidenti serb Vuçiq.

-Fjalimi i presidentit të Serbisë në prag të festës së ashtuquajtur të "Vidovdanit" me një gjuhë kërcënuese ndaj Kosovës, është fjalor karakteristik i ish-presidentit të Serbisë apo Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, dhe patjetër që duhet marrë seriozisht pasi Vuçic dhe Serbia tashmë kanë dalë hapur me plane dhe ide për ta kërcënuar Kosovën me anë të provokimeve të tyre. Këto thirrje që vijnë nga presidenti i Serbisë , duhet të jenë alarm për institucionet e Kosovës që të rrisin gatishmërinë e tyre në drejtim të preventivës së çdo provokimi që mund të vijë nga Serbia më datën 28 qershor kur edhe festohet kjo datë nga serbët. Një studim i situatës dhe rrethanave aktuale nga ana e institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës, dhe rrezikun që mund ta paraqes kjo datë, do të duhej të mendohet edhe anulimi i kësaj feste në territorin e Kosovës.

Natyrisht se kjo do të duhej të bëhet edhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar duke iu sqaruar dhe argumentuar rrezikun që paraqesin për stabilitetin politik dhe të sigurisë në Kosovë, nga elementet kriminale e radikale serbe të infiltruar në organizimin e festës së "VIDOVDANIT", e që tashmë të përkrahur edhe nga vet presidenti serb Vuçiq. Është për tu habitur se si një fjalim i tillë i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq që bënë thirrje për konflikt të hapur, u kalua pa ndonjë reagim nga faktorët ndërkombëtar, sidomos nga ndërmjetësit e dialogut Kosovë-Serbi në këtë situatë edhe ashtu të tensionuar në mes dy shteteve fqinjë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".