Shefi i NATO-s godet Beogradin, NATO nuk do të lejojë sulm kundër Kosovës dhe as konflikt të gjerë në Ballkan

Shefi i NATO-s godet Beogradin, NATO nuk do të lejojë  sulm kundër Kosovës  dhe as konflikt të gjerë në Ballkan
Shefi i NATO-s godet Beogradin, NATO nuk do të lejojë  sulm kundër Kosovës  dhe as konflikt të gjerë në Ballkan

Gani Qarri

  • 23 November 2023 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Shefi i NATO-s u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë, që të angazhohen në dialog nën kujdesin e BE-së, sepse kjo është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të përhershëm”. Përderisa Vuçiqi iu përgjigj shefit të NATO-s, se është punë për Serbinë, se ku e vendos ushtrinë. Për veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri, Stoltenberg tha se duhet të ndërmerren në koordinim me NATO-n, dhe KFOR-in dhe se çfarëdo aksioni policor në veri duhet të bëhet me informim paraprak të KFOR-it”, kurse për çdo dërgim të Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri, KFOR duhet të jep pëlqimin, për shkak se, sipas tij, “përpjekjet tona për paqe dhe siguri nuk duhet të dëmtohen”, tha Stoltenberg.

-Përderisa Serbia ka vendosur gjithë atë sasi armatimi dhe numër ushtarësh serb, në kufi me Kosovën, ndërsa Stoltenberg deklaron se edhe veprimet e policisë speciale, në Kosovë duhet të ndërmerren në koordinim me KFOR-in, kurse Ushtria e Kosovës, nuk guxuaka, jo të vendoset në kufi me Serbinë, por as të kaloj, në veri të vendit tonë, pa lejen e KFOR-it, ngase kështu i paska shkruar dikur Hashim Thaçi, në letrën e tij, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, kjo vërtet nuk mund të pranohet më dhe është koha e fundit, që Kosova të prodhoj akte ligjore dhe mundësi praktike, për anulimin e letrës së kuislingut Hashim Thaçi, e cila ia ka mbyllë të gjitha rrugët ushtrisë së Kosovës, për daljen në veri.

Në fakt, mesazhi i shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg nga Prishtina në drejtim të Beogradit, ishte i qartë, se: “NATO nuk do të lejojë konflikt të gjerë në Ballkan”, apo le të themi, një deklaratë e fortë e Stoltenbergut pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, kur deklaroi se NATO, po shqyrton nëse është i nevojshëm shtimi i përhershëm i pranisë ushtarake në Ballkan, komente të cilat Stoltenberg i bëri duke iu referuar sulmit terrorist serb të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit. Por përgjigja që Stoltenberg mori nga Vuçiqi, se "është punë e Serbisë, ku e vendos ushtrinë", nuk la përshtypje të fortë që mesazhet paralajmëruese të shefit te NATO-s në turneun e zhvilluar në tri shtetet më të nxehta në rajonin e Ballkanit, do të ndikojnë shumë, për ti ulur tensionet, e në veçanti, heqjen dorë të Serbisë nga politika luftënxitëse ndaj fqinjëve dhe planet e saja ekspansioniste, për ta trazuar Ballkanin me ndezjen e konvikteve të reja në Bosnje dhe Kosovë.

Prandaj, shfuqizimi i letrës së Thaçit, duhet të ndodhë medoemos dhe sa më parë që të jetë e mundur, ngase për sigurinë afatgjate të territorit në veri të vendit, nuk janë të mjaftueshme vetëm forcat e Policisë, por kërkohet vendosja e përhershme e ushtrisë së shtetit tonë në kazerma dhe afërsi të kufirit me Serbinë, nga e cila i përgatiten dhe vijnë, të gjitha të këqijat vendit tonë, si dhe kërcënohet në vijimësi rendi, qetësia, kushtetutshmëria, dhe mbi të gjitha, rrezikohet tërësia territoriale e Republikës së Kosovës, gllabërimi i pjesëve më vitale të të cilave, është qëllimi kryesor i Serbisë hegjemoniste.

Stoltenberg në një konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shtimi i pranisë ushtarake në Kosovë me 1.000 trupa, përbën vendosjen më të madhe në vitet e fundit të aleancës dhe tregon se sa seriozisht e merr aleanca dhunën që shpërtheu muajve të fundit në Kosovë dhe ne në NATO, tani do të bëjmë atë që është e nevojshme, madje po shqyrtojmë nëse duhet të kemi shtim të përhershëm të forcave, për t’u siguruar që gjendja të mos dalë jashtë kontrollit dhe të krijojë ndonjë dhunë në Kosovë, apo në rajonin e gjerë, sepse siguria e njerëzve dhe stabiliteti në këtë rajon, ka rëndësi për sigurinë tonë”, ndaj NATO, është duke kryer një shqyrtim të pranisë ushtarake “që përfshin Bosnje e Hercegovinën dhe po ashtu Kosovën”. Kurse gjatë qëndrimit në Beograd, i fokusuar në gjendjen aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, Stoltenberg tha se autorët e sulmit në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë, ku temë e bisedës me Vuçiqin ishte edhe sulmi ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gjatë protestës në fund të majit, po ashtu në Zveçan. Shefi i NATO-s u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë, që të angazhohen në dialog nën kujdesin e BE-së, sepse kjo është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të përhershëm”.

Përderisa Vuçiqi iu përgjigj shefit të NATO-s, se është punë për Serbinë, se ku e vendos ushtrinë. Për veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri, Stoltenberg tha se duhet të ndërmerren në koordinim me NATO-n, dhe KFOR-in dhe se çfarëdo aksioni policor në veri duhet të bëhet me informim paraprak të KFOR-it”, kurse për çdo dërgim të Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri, KFOR duhet të jep pëlqimin, për shkak se, sipas tij, “përpjekjet tona për paqe dhe siguri nuk duhet të dëmtohen”, tha Stoltenberg. Ndryshe gjatë qëndrimit të tij në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë Vuçiq, ai ka thënë se grumbullimi I forcave ushtarake serbe rreth kufirit me Kosovën nuk ndihmon asnjë përpjekje për zgjidhje të çështjeve të hapura dhe përkundrazi, dëmton dialogun dhe rrezikon paqen, nuk i ndihmon situatës, tha Stoltenberg pas takimit me Aleksandër Vuçiqin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".