Huliganët serb të dënohen me masat më të ashpra ligjore për terrorizëm

Huliganët serb të dënohen me masat më të ashpra ligjore për terrorizëm
Huliganët serb të dënohen me masat më të ashpra ligjore për terrorizëm

Gjon keka

  • 29 February 2024 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Gjon Keka

Kriminelët , terroristët pa marrë parasysh të cilit nacionalitet janë duhet të përballen me drejtësinë dhe të dënohen në përputhje me ligjet e vendit. Kushdo që cenon të drejtat dhe liritë qytetare ,të lëvizjes dhe prish rendin kushtetues të Kosovës duhet të dënohet në bazë të ligjit. Aq më tepër sulmet ndaj forcave paqeruajtëse të NATO-KFOR-it dhe gazetarëve nuk do të duhej të kalonin aq lehtë pa një ndëshkim vetëdijësues dhe meritor sipas ligjeve të republikës së Kosovës.

Duke mos qenë unë ndonjë jurist apo prokuror, mund ta jap e vetëm mendimin tim të pavarur pa qenë ndikuar dhe pa ndikuar në asnjë proces , se ndëshkimet të kujtdo që shkel ligjet e vendit, rendin,kushtetutën dhe cenon lirinë e secilit qytetar pa dallim, zyrtar e paqeruajtës duhet të dënohet jo vetëm sa për sy e faqe, por një dënim që duhet t'i jepte mësime të gjithëve që të mos bëjnë më vepra të tilla kriminale e terroriste.

Ndoshta një vendim i tillë në lidhje me këtë rast është marrë sipas Kodit penal NR.06/L-074 ,neni 410 paragrafët 1 dhe 2 ku thotë: „2.Kushdo që me anë të përdorimit të forcës apo kanosjes serioze, ushtron një të drejtë që mendon se i takon në vend se t’i drejtohet organit kompetent, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni kryhet nga kryesi duke vepruar si anëtar i grupit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.“

Megjithëkëtë puna e gjykatave është punë e tyre dhe ata e din më mirë se mbi çfarë baze kanë marrë vendimet të tilla në lidhje më individët e tillë brenda strukturave kriminale dhe paramilitare e terroriste. Por, ajo që dua të potencoj këtu ,se grupe të tilla kriminale e terroriste nuk duhet të lihen të kalojnë lehtësisht nëpër duar të ligjit dhe rendit, sepse ata sërish mund t'i përsërisin veprat e tyre dhe të vazhdojnë avazin e vjetër, sikur thotë ajo proverba popullore e njohur: Ujku qimen e ndërron por zanatin nuk e harron.“.

Duhet ditur se shkaktarët e krizave dhe problemeve në çdo pjesë të territorit të Kosovës janë pikërisht grupe të tilla kriminale e terroriste që prishin rendin, shkelin kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe luajnë me ndjenjat e popullit dhe të shoqërisë duke i futur në probleme dhe në rrezik pa marrë parasysh cilit nacionalitet i takojnë qytetarët veçanërisht në atë pjesë të vendit respektivisht në Mitrovicë ,grupet e tilla janë një rrezik për vetë shoqërinë dhe Kosovën si shtet dhe sovranitetin e saj. Duhet ditur edhe këtë se përderisa në Kosovë ka një dënim kaq lehtësues për individët me të kaluar kriminale e terroriste dhe grupe të tilla paramilitare, në Serbi ka shqiptarë që janë marrë nëpër kufij të Serbisë pa asnjë fakt ,as dëshmi dhe qëndrojnë në burgjet serbe qe një kohë të gjatë.

Po e nënvizoj sërish se duke mos paragjykuar në asnjë proces ,mund vetëm të vijë në përfundim se pa një ndëshkim të rreptë ndaj grupeve kriminale ,terroriste e paramilitare pa dallim race, feje nacionaliteti etj,nuk mund të ketë sundim të rendit e ligjit dhe as mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë e kushtetutshmërisë. Çekani i ligjit dhe rendit duhet të rrah njësoj për të gjithë pa dallim pozite dhe në përgjithësi, vetëm kështu mund të funksionojë një shoqëri e shtet që respekton dhe mbron vlerat, ligjet , dhe kushtetutshmërinë e sovranitetin e vendit të tij.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".