Marrëveshja e Ohrit formula e vetme e finales së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja e Ohrit formula e vetme e finales së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Marrëveshja e Ohrit formula e vetme e finales së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Blerim Burjani

  • 29 February 2024 - 07:33

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Ka një zvarritje dhe futje në ngërç të madh sa i përket dokumentit të Ohrit dhe përmbushjes së zotimeve nga e ashtuquajtura Aneks marrëveshja e Ohrit. Ajo që është me rëndësi tash në këtë fazë ka të bëjë me kujdesin maksimal që të mos dalin pika tjera të panevojshme që të inkorporohen në aneksin e Ohrit, por të arrihet një lloj njohje reciproke, stabile për të dy vendet.

-Edhe pse ka kaluar një vit i plotë nga arritja e akordimit në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për Marrëveshjen bazike për normalizim të raporteve, e cila është shoqëruar pastaj edhe me dhe aneksin implementues të Ohri, procesi vazhdon të mbetet në pikën zero sepse faktikisht ka më shumë mospajtime se sa gjasa reale për zgjidhje. Në krejt procesin e deritashëm të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, çështja e targave ishte një sukses i vetëm për tu shënuar si e arritur historike pozitive në mes të dy shteteve. Këto pikat tjera janë zhytur në një bllokadë totale, në një zvarritje të plotë. Ka një zvarritje dhe futje në ngërç të madh sa i përket dokumentit të Ohrit dhe përmbushjes së zotimeve nga e ashtuquajtura Aneks marrëveshja e Ohrit. Ajo që është me rëndësi tash në këtë fazë ka të bëjë me kujdesin maksimal që të mos dalin pika tjera të panevojshme që të inkorporohen në aneksin e Ohrit, por të arrihet një lloj njohje reciproke, stabile për të dy vendet.

Po shihet ashiqare që nuk është në interes të Serbisë arritja e shpejtë e marrëveshjes. Pra Serbia nuk është aspak e interesuar për zgjidhje të përhershme, atyre iu konvenon konflikti i ngrirë përgjithmonë, atë e synon Serbia, një konflikt në kontinuitet duke pritur raste të tjera të zhvillimeve gjeostrategjike dhe “historike”, pa marrë parasysh se bota po lëvizë në një dinamikë plotësisht të re, ku askush nuk do konflikte dhe probleme e konflikte. Zgjidhjet duhet të imponohen dhe të mbizotërojnë në politikën ndërkombëtare jo nxitje të problemeve dhe konflikteve të reja. Qasja duhet të jetë zgjidhje dhe kujdesi njerëzor në ruajtjen e planetit nga ngrohja globale dhe investimi në ekonomi të gjelbër, pra njeriun e presin sfida të shumta, e ardhmja nuk dihet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".