Deklarata e gjeneralit amerikan Wesley Clark sinjal paralajmërues se Serbia një ditë do ta hedh hapin e madh në shekullin XXI dhe do të njeh Republikën e Kosovës

Deklarata e gjeneralit amerikan Wesley Clark sinjal paralajmërues se Serbia një ditë do ta hedh hapin e madh në shekullin XXI dhe do të njeh Republikën e Kosovës
Deklarata e gjeneralit amerikan Wesley Clark sinjal paralajmërues se Serbia një ditë do ta hedh hapin e madh në shekullin XXI dhe do të njeh Republikën e Kosovës

Gjon keka

  • 04 April 2024 - 08:05

 

Shkruan:ANALISTI-Gjon Keka

Fjalët tepër të rëndësishme që tha gjenerali amerikan Wesley Clark në një Deklaratë të tij ,tregon për gjendjen se ku gjendet në fakt rajoni momentalisht sot,dhe në këtë rast edhe Kosova dhe Serbia. Parashikimi i tij se një ditë Serbia do ta njoh Kosovën si shtet ,duke e lidhur atë me përfundimin e luftës në Ukrainë dhe kjo do t'i shtynte të dy vendet si Kosovën ashtu edhe Serbinë për të ecur përpara drejtë integrimeve evropiane janë pjesë e analizës së tij,e njohurive për rajonin tonë ,pastaj politikën e gjeopolitikën dhe gjeo strategjinë e së ardhmes. Është e mundur që trysnia ndërkombëtare të fillojë të shtohet ndaj Serbisë duke ia vendos asaj dy rrugët para vetes, nëse ajo zgjedh rrugën evropiane ,respektivisht të demokracive perëndimore dhe i bashkohet atyre në të ardhmen, ose të zgjedh rrugën e kushtëzimeve dhe izolimit.

-Sigurisht se Serbia do të luaj vazhdimisht me dy lugë apo në dy karrige deri sa nuk ka ndonjë lëvizje të ndërkombëtarëve sa i përket trysnisë ndërkombëtare ndaj saj, në momentin që trysnia dhe kushtëzimet e izolimi i vendosen në tavolinë ajo fillon të lërë njërën lugë, apo njërën karrige dhe të përcaktohet përfundimisht se në cilin drejtim do të ecë. Gjenerali Clark ka të drejtë kur thotë se Rusia është duke e përdor këtë për të krijuar një krisje të demokracisë perëndimore ,pra për të dëmtuar vendet që i përkasin demokracisë perëndimore, por sapo të përfundojë lufta në Ukrainë dhe të dihet për të ardhmen e saj, dhe të ndarjes së sferave të interesave të botëve në mes asaj demokratike dhe autokratike ,atëherë do të mund të ketë edhe një ndryshim të ngadaltë por do të shihet një ndryshim drejt njohjes së plotë të Kosovës nga Serbia. Duke e ditur se Serbia tani është në rrjetën e saj pansllaviste, atëherë është e vështirë të mendohet që ajo në një të ardhme të afërt ta ndryshojë veten dhe t'i përkushtohet vlerave demokratike, evropiane ,të lirisë dhe të respektimit të fqinjëve të saj dhe të drejtës së tyre për vetëvendosje dhe pavarësisë. Por edhe armiqësia e Rusisë kohëve të fundit është rritur ndaj demokracisë perëndimore. Dhe sigurisht që kjo është rezultat dhe ushqehet nga pansllavizmi i saj, kudo ku ata mendojnë të gjejnë mbështetës të ideologjisë pansllaviste ,madje me tendenca deri në Ballkan ,pra me Serbinë dhe të tjerë brenda rajonit. Të gjithë popujt që i kanë hapur sytë dhe kanë hequr qafe gurët që kanë penguar të ardhmen e tyre, kanë kaluar në shekullin XXI dhe i kanë thënë lamtumirë shekujve të së kaluarës ,madje kanë mësuar nga shekujt e së kaluarës, vetëm Serbia ende ka mbetur pa e hedhë hapin e saj në shekullin XXI, në momentin që ajo e hedh hapin në shekullin XXI ,ajo fillon ta pranojë realitetin se Kosova është e pavarur dhe se e ardhmja e dy vendeve është në Bashkimin Evropian si dy shtete të pavarura,Prandaj edhe gjenerali amerikan Clark e nënvizon këtë kur thotë se:“Mendoj se Serbia përfundimisht do ta njohë Kosovën si shtet. Unë mendoj se shumë do të varet nga mënyra se si do të përfundojë lufta në Ukrainë. Nëse Ukraina pranohet si anëtare e NATO-s dhe se si do ti përgjigjet Rusia kësaj. Dhe përfundimisht, siç tha Presidenti Obama, historia do të përkulet nga drejtësia. Dhe unë mendoj se drejtësia në këtë rast është ajo qe serbët do të lënë mënjanë ambiciet dhe pasiguritë e tyre historike dhe do të kalojnë në shekullin e 21-të. Të njëjtën gjë duhet ta bëjë Kosova dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit.” Megjithëkëtë tani për tani Serbia nuk është duke menduar ta hedh hapin e saj në shekullin XXI, përderisa flitet për kërcënime ,për luftë ,për konflikte ,kjo tregon se ajo ende ushqehet nga shekujt e errët të së kaluarës. Një ditë është e pashmangshme dhe ajo do të njoh Kosovën si shtet edhe pse vonë,por sikur thotë një proverb e njohur :“më mirë vonë se kurrë.“ Njohja e Kosovës nga Serbia do të ishte një hap vendimtar për të dy vendet ,sepse do të pranonin realitetin ,do të hedhin hapin historik drejtë të ardhmes së tyre evropiane dhe do t'i zgjidhnin brezave një problem që i ka mbajtur peng ata me shekuj, vetëm kështu mund të ketë paqe, demokraci, dhe liri e fqinjësi të mirë ,pra kur aktin e pranimit të realitetit dhe hapja ndaj të ardhmes të bëhet pa e kthyer kokën nga e kaluara ,pra duke hedh hapin historik drejt të ardhmes evropiane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".