Lexoni edhe:
Asociacioni komunal për komunat me shumicë serbe vetëm pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci
Qeveria e Kosovës duhet pa vonesë të filloj me përgatitjen e dokumenteve dhe fakteve për të ja dërguar Institutit për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, sepse ky institut duhet të jetë institucioni bazik i përpunimit të të dhënave dhe së bashku me ekspertët ligjor të përgatitet padija kundër Serbisë për krimet që ia ka bërë Kosovës. Në një pikë pajtohem me Kryeministrin Kurti ku thotë që të gjithë ata që kanë fakte me foto, video, shkrime dhe materiale të ndryshme që mundë ti ndihmojë Kosovës për ta paditur Serbinë, le të jenë të hapur, dhe nëse kanë ndonjë fakt le ti dorëzojnë ato në Institutin që merret me dëshmi të mbledhura.
-Kjo qeveri do të ishte mirë që para se ta padis Serbinë për Krimet e luftës, që ta rregullon funksionimin e brendshëm të sundimit të ligjit si shtet që jemi, brenda për brenda dhe ta fuqizon e zhvillon ekonomikisht. Për fuqizimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës ka shumë punë, duke nisura nga spastrimi i plotë i sistemit të drejtësisë prej ndikimeve të grupeve të kriminale të interesit e deri tek avancimi në zhvillimin ekonomik, Duhet nxituar për stimulimin e ardhjes së investitorëve të huaj në Kosovë, sikurse edhe stimulimin e bizneseve vendore, për ngritje të kapaciteteve, ndërtimin e fabrikave e deri tek rritja e pagave dhe pensioneve për të moshuarit. Duhet të stimulohen bizneset me uljen e TVSH-s nga 18% në 4%, sepse kjo do të ndikonte edhe në uljen e çmimeve tek
gjërat elementare që duhet ta ketë një familje. Kur të rregullohen të gjitha këto shteti konsolidohet si shtet stabil dhe krijohet baza për të gjitha veprimet tjera. Krimet e luftës në asnjë mënyrë nuk duhet të anashkalohen por të dëshmohen sa më fuqishëm me të gjitha argumentet. Qeveria e Kosovës duhet pa vonesë të filloj me përgatitjen e dokumenteve dhe fakteve për të ja dërguar Institutit për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, sepse ky institut duhet të jetë institucioni bazik i përpunimit të të dhënave dhe së bashku me ekspertët ligjor të përgatitet padija kundër Serbisë për krimet që ia ka bërë Kosovës.
Në një pikë pajtohem me Kryeministrin Kurti ku thotë që të gjithë ata që kanë fakte me foto, video, shkrime dhe materiale të ndryshme që mundë ti ndihmojë Kosovës për ta paditur Serbinë, le të jenë të hapur, dhe nëse kanë ndonjë fakt le ti dorëzojnë ato në Institutin që merret me dëshmi të mbledhura. Tash pra është koha e fundit që edhe kjo Qeveri të mos vazhdon ta ngushëllon popullin me deklarata sa i përket çështjes së krimeve të luftës për padinë që duhet bërë ndaj Serbisë, praktikë kjo që e kanë përdorë edhe ish pushtetarët e kaluar, por të mban premtimin dhe tash në këtë pjesë të mandatit të mbetur një vjeçar të veprohet dhe Serbia të akuzohet për krimet dhe gjenocidin që ka bërë ndaj popullit të Kosovës, pasurisë kolektive dhe individuale, asaj private dhe publike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".