Ishte gabim i madh i Kosovës pranimi i bisedimeve me Serbinë akoma pa e pranuar pavarësinë

Ishte gabim i madh i Kosovës pranimi i bisedimeve me Serbinë akoma pa e pranuar pavarësinë
Ishte gabim i madh i Kosovës pranimi i bisedimeve me Serbinë akoma pa e pranuar pavarësinë

Skender Mulliqi

  • 06 April 2024 - 16:34

Shkruan:ANALISTI - Skënder Mulliqi

Vuçiqi nuk po i zbaton marrëveshjet e Brukselit dhe aneks marrëveshjen e Ohrit, edhe pse kjo po i kërkohet nga BE-ja, e cila nuk po i bënë presion Serbisë më masa ekonomike dhe politike. Ky presion po i bëhet padrejtësisht Kosovës, e cila ende po mbanë mbi supe masat ekonomike të vendosura nga BE. Duhet të kemi qëndrim edhe më të fortë ndaj Serbisë e cila nuk po e zbaton marrëveshjen franko-gjermane. Nuk duhet të pranojmë të firmosim në Bruksel në takimin e radhës ndonjë marrëveshje të dëmshme lidhur më përdorimin e dinarit serbe në Kosovë. As një pakicë kombëtare në botën demokratike, nuk e ka të drejtën e valutës paralele.

-Kosova nuk guxon ti përsëritë gabimet në bisedime nga e kaluara më Serbinë. U zhvilluan tre raunde të bisedimeve mbi qarkullimin e dinarit serb në Kosovë, në Bruksel ndërmjet Bislimit dhe Petkoviqit më ndërmjetësin ndërkombëtar , Mirosllav Lajqak. Çështja e dinarit pa nevojë u problematizua apo qëllimisht nga Lajqak dhe Eskobar u ngritë në kuadër të bisedimeve në Bruksel. Kur Kosova më në fund po shtrinë sovranitetin ne plotni në veri, që bënë pjesë edhe çështja e dinarit serb, në anën tjetër Serbia , po e konsideron dinarin dhe çdo çështje tjetër të ngritur si simbole të sovranitetit shtetëror, në këtë rast në politikën monetare, ku si institucion legjitim po e konsiderojnë Bankën Kombëtare të Serbisë, e jo BQK-në.

Mbi këtë bazë të pa pranueshme për Kosovën,edhe Petkoviq po paraqitet në bisedime më Bislimin në Bruksel. Politika e Vuçiqit nuk ka dyshim së po bazohet edhe kur bëhet fjalë për qarkullimin e dinarit si mjet pagese në Kosovë, në Rezolutën e tejkaluar 1244. Dhe, mos lejimin e qarkullimit të dinarit si valutë, kur e kemi euron legjitime, shovinistet e Beogradit me shtypin e tyre po e konsiderojnë si sulm ndaj sovranitetit të Serbisë dhe minoritetit serb në Kosovë. Nuk do ti kisha përmendur fare këto mendime dhe pretendime pushtuese serbe, po mos të kishim tashmë në tavolinën e bisedimeve të imponuar çështjen e dinarit, e cila është punë ekskluzive e BQK-së. Ky nivel i imponimit të dinarit edhe në Kosovë si mjet pagese e përjashton BQK, si institucionin legjitim që është. Me duket së kjo çështje eliminon në mënyre efektive edhe çdo ide të bisedimeve të mëtutjeshme për normalizim të marrëdhënieve më Serbinë, siç po kërkohet nga BE-ja. Serbia vazhdimisht në bisedimet të cilat po zhvillohen në Bruksel është duke e trajtuar Kosovën, si pjesë përbërëse të saj, së edhe figuron në preambulën kushtetuese serbe, të cilën gjë BE-ja , por as Amerika nuk kërkuan nga Serbia të hiqet. Ishte gabim i madh i yni që pranuam të zhvillojmë bisedime më Serbinë, pa e pranuar pavarësinë e Kosovës.

Pranuam platforma politike të pa pranueshme dhe nënshkruam madje edhe marrëveshje të dëmshme në Bruksel, siç është Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe.Vuçiqi nuk po i zbaton marrëveshjet e Brukselit dhe aneks marrëveshjen e Ohrit, edhe pse kjo po i kërkohet nga BE-ja, e cila nuk po i bënë presion Serbisë më masa ekonomike dhe politike. Ky presion po i bëhet padrejtësisht Kosovës, e cila ende po mbanë mbi supe masat ekonomike të vendosura nga BE. Duhet të kemi qëndrim edhe më të fortë ndaj Serbisë e cila nuk po e zbaton marrëveshjen franko-gjermane. Nuk duhet të pranojmë të firmosim në Bruksel në takimin e radhës ndonjë marrëveshje të dëmshme lidhur më përdorimin e dinarit serbe në Kosovë. As një pakicë kombëtare në botën demokratike, nuk e ka të drejtën e valutës paralele. Dihet së çfarë sherri i madh na mbetur të dera, më marrëveshjet e tilla të firmosura nga pushtetet në të kaluarën. Edhe politikat monetare si të gjitha politikat tjera i takojnë Kosovës sovrane dhe të pa varur, e deshi apo jo këtë Serbia fashiste e Vuçiqit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".