Thirrja e Listës Serbe qytetarëve serb për ta bojkotuar regjistrimit e popullsisë

Thirrja e Listës Serbe qytetarëve serb për ta bojkotuar regjistrimit e popullsisë
Thirrja e Listës Serbe qytetarëve serb për ta bojkotuar regjistrimit e popullsisë

Gani Qarri

  • 06 April 2024 - 16:28

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Prokuroria e Shtetit, duhet të inicioi urgjentisht kallëzim penal kundër individëve të përveçëm dhe grupimit të posaçëm antishtetëror i involvuar edhe në terrorizëm, si e ashtuquajtura "lista serbe" duke ndërmarrë edhe veprime konkrete ligjore e kushtetuese, kundër secilit që edhe pas aktit terrorist në Banjë të Zveçanit, ka marrë serish guximin tani tu bëjë thirrje minoritarëve serbë që të mos marrin pjesë edhe në regjistrimin e popullsisë në Kosovë.

Thirrja publike e dorës së zgjatur të Serbisë në Kosovë si e ashtuquajtura "lista serbe" e cila e ka dëshmuar në vepër, se në kryesinë e saj ka edhe element terrorist, si krye terroristi Millan Radojçiq, këto ditë ndërmori edhe një veprim tjetër kundërligjor, duke ju drejtuar minoritarëve serb, për ta bojkotuar procesin e Regjistrimit të popullsisë, që në fakt është akt i dënueshëm dhe një nga argumentet më të fuqishme. Ky akt përveçse është i dëmshëm dhe i kundërvihet drejtpërsëdrejti shtetit të Kosovës, pas përfshirjes në sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar, defilimi i serishëm kundër ligjeve, kundër Kushtetutës dhe proceseve shtetërore, të iniciuar nga Qeveria e Kosovës, për regjistrimin e popullsisë, shtron nevojën urgjente, që përfundimisht kundër të ashtuquajturës “lista serbe” të ndërmerren masa sa më të rrepta ligjore, për ta suspenduar tërësisht nga procesi zgjedhor sidomos tani kur pritet të mbahen zgjedhjet në komunat e veriut dhe ndaluar veprimin e këtij grupimi të rrezikshëm serbomadh, në Kosovë, duke e fshirë përfundimisht edhe nga regjistri i partive politike, me vendim të prerë!

Thirrja e serishme për bojkotim të procesit të regjistrimit është akt veprim i refuzimit të drejtpërdrejtë të autoritetit të institucioneve kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe pozicionim i hapur armiqësor kundër shtetit të Kosovës, me përpjekjet antikushtetuese për identifikim si qytetar të Serbisë, pra të një shteti tjetër dhe atë, jo vetëm individualisht por edhe territorialisht. Prandaj Prokuroria e shtetit, duhet të inicioi urgjentisht kallëzim penal kundër individëve të përveçëm dhe grupimit të posaçëm antishtetëror i involvuar edhe në terrorizëm, si e ashtuquajtura "lista serbe" duke ndërmarrë edhe veprime konkrete ligjore e kushtetuese, kundër secilit që edhe pas aktit terrorist në Banjë të Zveçanit, ka marrë serish guximin tani tu bëjë thirrje minoritarëve serbë që të mos marrin pjesë edhe në regjistrimin e popullsisë në Kosovë. Siç dihet regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë është shpallur i hapur dhe vazhdon nga data 5 prill deri më 17 maj, kurse thirrja kundërligjore e të ashtuquajturës "lista serbe" u bë pikërisht ditën e parë të fillimit të procesit për regjistrimin e Popullsisë, duke manipuluar me minoritarët serb dhe shpërndarë propagandë kundër shtetit të Kosovës, për kinse dhunën që gjoja ushtron ndaj këtij komunitetit, dhe për t’i dërguar “mesazh të qartë”, kryeministrit Albin Kurti, se nuk e pranojnë qeverinë dhe shtetin që ai e drejton?!

Prandaj është koha e fundit, kur këtyre huliganëve duhet treguar vendin duke mos toleruar më asnjë minutë më tepër këtë dorë të zgjatur të Serbisë dhe mashë të Vuçiqit, që serish tu shpallë “luftë “ institucioneve të shtetit të Kosovës, tani duke i manipuluar, kërcënuar dhe shantazhuar edhe qytetarët luajal nga minoriteti serb, që nuk kanë kohë më të merren me aventurat e gangsterëve dhe terroristëve të Vuçiqit dhe duan përfundimisht të integrohen e jetojnë në shtetin e Kosovës, si dhe të përfitojnë nga mbështetja që ofron shteti me të gjitha mënyrat e trajtimit të barabartë, pa anime as paragjykime etnike as politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".