Po afron ora e pashmangshme e llogaridhënies nga Serbia për krimet dhe dëmet e luftës, drejtësia vonon por ndëshkon

Po afron ora e pashmangshme e llogaridhënies nga Serbia për krimet dhe dëmet e luftës, drejtësia vonon por ndëshkon
Po afron ora e pashmangshme e llogaridhënies nga Serbia për krimet dhe dëmet e luftës, drejtësia vonon por ndëshkon

Blerim Burjani

  • 10 April 2024 - 07:24

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Së fundi për krimet serbe në Kosovë kanë filluar dhe po flasin edhe ndërkombëtarët, sikur që ishte  së fundi Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjatë vizitës së tij në Beograd, ku ja rikujtojë Serbisë këtë përgjegjësi që e bartë trashëgim nga përfundimi i luftës në vitin 1999. Pra është mirë që kanë përmendur të bërat e Serbisë sepse krimet serbe janë të tmerrshme dhe akoma të pa ndëshkuara sa dihet, qoftë nga lufta në Bosnje e Hercegovinë qoftë edhe nga  lufta në Kosovë. Krimet e luftës sado që vjetërsohen, ato nuk zhduken dhe nuk harrohen

Krimet e luftës, dhe mbetja akoma  e pa ndëshkuar e kriminelit, në këtë rast shtetit agresor, por edhe kompensimi material i atyre krimeve, është trashëgimia më e rëndë e pas luftës me të cilën tash ballafaqohen qytetarët e Kosovës dhe shteti i Kosovës. Për më shumë se dy dekada, kjo çështje e dhimbshme sikur ka qenë aq e nxehtë sa që nuk është kërkuar ne aq ngulëm  për tu trajtuar, qoftë nga faktori ndërkombëtar, qofte edhe nga ai vendor, pas shpalljes së pavarësisë e tutje. 

Së fundi për krimet serbe në Kosovë kanë filluar dhe po flasin edhe ndërkombëtarët, sikur që ishte  së fundi Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjatë vizitës së tij në Beograd, ku ja rikujtojë Serbisë këtë përgjegjësi që e bartë trashëgim nga përfundimi i luftës në vitin 1999. Pra është mirë që kanë përmendur të bërat e Serbisë sepse krimet serbe janë të tmerrshme dhe akoma të pa ndëshkuara sa dihet, qoftë nga lufta në Bosnje e Hercegovinë qoftë edhe nga  lufta në Kosovë. Krimet e luftës sado që vjetërsohen, ato nuk zhduken dhe nuk harrohen. Shumë shpejtë Serbia pritet të jetë  në shënjestër për një seri akuzash për krime lufte. Çështja e Srebrenicës tani po përmendet me të madhe edhe në OKB. Serbia mund të jetë tash e tutje në  një defanzivë të madhe në politikën ndërkombëtare andaj duhet të përgatitet  së bashku me Dodikon  për të treguar se kah është orientuar të shkon, çka po donë dhe çka po kërkon? Serbia herët apo vonë do të detyrohet të ballafaqohet me të kaluarën e errët që ka mbetur mbrapa nga lufta në trojet e ish Jugosllavisë, për krimet që akoma nuk janë  ndëshkuar dhe nuk janë kompensuar. 

Serbia ka qenë dhe mbetet akoma me damkën e shtetit agresor, Kjo nuk mundë të zhbëhet as të harrohet.  Përveç pranimit të fajësisë për krimet, Serbia duhet të tregon nëse ka vullnet dhe dëshiron me u tregua faktor pozitiv për paqe e stabilitet në rajon, apo  faktor destabilizues në rajon, për çka edhe mundë të ballafaqohet me demokracitë e zhvilluara dhe të izolohet.  Pra duhet të deklarohen për raportet me Urban dhe Rusin. Serbia duhet të qartësohet politikisht çka po donë? Pra formimi i ekipeve për kundërvënie perëndimit veç e  sa do e nxitë edhe  më shumë  mobilizimin e perëndimit kundër politikës serbe. Vuçiqi ka pasur deri tash  politikë të mos deklarimit të qartë në mes të  Rusisë dhe perëndimit. Kështu nuk mundë të vazhdohet gjatë. Serbisë në krye me Vuçiqin i duhet të qartësohet nëse donë të mbyllet në vetë izolimin ose të demokratizohet dhe anëtarësohet në  BE. Tash çka i pëlqen nga kjo “meny” mbetet të shihet se  çka  do të  zgjedhë përfundimisht. Pra perëndimi e  ka përkrahur dhe përkëdhelur tepër  deri ke dhe nuk do ta përkëdhel edhe  më tutje  por do ti nxjerr kushtet. Kjo mbetet të presim e të shohim se si do të duket. Serbia është duke u radhitur si një shtet që po shkon kah varfëria dhe rënia e natalitetit, me një emigrim të madh të popullsisë.

Janë kryesisht investimet gjermane që prijnë në këtë shtet. Prandaj tash Serbia duhet të zgjedh  nëse është e interesuar të pozicionohet në partneritet me shtet e zhvilluara evropiane, për zhvillim dhe demokratizim , apo ta zgjedh varfërimin e mëtejshëm, duke bashkëjetuar me politikën ruse dhe kineze, dy shtete të cilat po ashtu kanë investimet e tyre në Serbi. Aleksandër Vuçiqi është munduar kohë të gjatë që ta mbaj si neutral shtetin e tij në mes të raporteve me lindjen dhe perëndimin, pora ato përpjekje  tani janë zbuluar se ishin vetëm mashtrime dhe gënjeshtra. Tash është koha e fundit e përcaktimit  të plotë dhe kjo ka shumë rëndësi. Nuk mundë të vazhdohet tutje me neutralitetin e mbuluar me mashtrim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".