Kosova duhet ti bëjë presion më të ashpër Serbisë për ekstradimin e Radojçiqit së bashku me grupin e tij terrorist

Kosova  duhet ti bëjë presion më të ashpër Serbisë për ekstradimin e Radojçiqit së bashku me grupin e tij terrorist
Kosova  duhet ti bëjë presion më të ashpër Serbisë për ekstradimin e Radojçiqit së bashku me grupin e tij terrorist

Muhamet Kelmendi

  • 09 April 2024 - 07:40

Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Këtë veprim duhet ta lidhi edhe me raportet ndërshtetërore dhe edhe të paraqet kusht për takime me shtetin serb, përgjegjësin e grupit të Radojçiqit dhe edhe te vetë shtetit serb.Akti i tillë është agresion i Serbisë ndaj Kosovës dhe me norma ndërkombëtare është e ndaluar dhe edhe e dënueshme.

-Sulmi terrorist në Banjskë është i dënueshëm me ligj dhe natyrisht se ka edhe përgjegjësi të rëndë penale. Krimineli Radojçiq po strehohet në Serbi. Ky është akt i ndalueshëm me normat ndërkombëtare dhe kërkohet të ekstradohet terroristi tek organet shtetërore të drejtësisë në Kosovë. Në fakt i tërë grupi duhet të ekstradohet në Kosovë dhe të përgjigjen. Këtë nuk e bënë Serbia. Për këtë shtet (Serbinë) është akti si në Banjskë i "ligjshëm" dhe hynë në kuadër të luftës "çlirimtare" të kombit serb. Së këndejmi nuk ekstradohet. Strehohet dhe mbahet në Serbi. Serbia është agresore dhe luftarake.

Nga Beogradi vijnë aktet terroriste edhe organizohen, udhëhiqen e armatosen. Këtu nuk ka "përgjegjësi" për shtetin serb. Përgjegjësia varet nga niveli i angazhimit të BE-së, të NATO-s dhe të SHBA-ve e Anglisë. Sa këto shtete e organizata angazhohen aq kemi edhe përgjegjësi për aktet e tilla terroriste të Serbisë në Kosovë. Për Kosovën është akt terrorist. E kërkon për të dhënë përgjegjësi dhe, edhe e sekuestron pasurinë e kriminelit Radojçiq në Kosovë. Kjo nuk ka fare të bëjë me arrestimin e Radojçiqit.

Kosova kërkohet që më ashpër të kërkon nga Serbia ekstradimin e grupit terrorist të aktit në Banjskë. Këtë veprim duhet ta lidhi edhe me raportet ndërshtetërore dhe edhe të paraqet kusht për takime me shtetin serb, përgjegjësin e grupit të Radojçiqit dhe edhe te vetë shtetit serb.

Akti i tillë është agresion i Serbisë ndaj Kosovës dhe me norma ndërkombëtare është e ndaluar dhe edhe e dënueshme. Kjo i jep fuqi Kosovës në raport me Serbinë, pranë mekanizmave ndërkombëtar, kudo në botë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".