Serbia me kërcënimet e saj ushtarake ndaj Kosovës po bën luftë speciale

Serbia me kërcënimet e saj ushtarake ndaj Kosovës po bën luftë speciale
Serbia me kërcënimet e saj ushtarake ndaj Kosovës po bën luftë speciale

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 09 April 2024 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj – Zhuriani

Mendimi im është , dhe në qofsha i gabuar, por dislokimet e ushtrisë serbe-çetnike nuk janë gjë tjetër pos propagandë e luftës speciale. NATO është në dijeni për këtë dhe nuk është që nuk është në gjendje gatishmërie, po ashtu Serbia fashite e di një gjë tjetër se edhe Kosova nuk është ajo e ish Jugosllavisë dhe që nuk do rri në gjumë por do i përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

- Po kjo Serbi gjakatare e mati pulsin e Kosovës edhe me rastin e Banjskës, por kur ikën si qentë e Dragoljubit me bishtin ndër vegë. Tani e di se është poshtëruar dhe se nuk i doli ashtu si kishte pritur me planet serbo-ruse. Po ashtu, Serbia është në dijeni se NATO i përcjell edhe ujërat detare dhe sa metra janë poshtë dhe ku dalin, ndaj mendoj ajo përpos propagandës të luftës speciale nuk besoj se do të shkrep pushkë nga Serbia sepse përpos që do të pësoj keq nga NATO dhe ushtria e Kosovës, ajo ka frikën se lufta do përhapej më tej si vaji në lakra, se nuk do rijnë duar kryq as shteti shqiptar dhe as ato pjesë që janë të banuara me shqiptar . Në fakt ajo e kërkon një gjë të tillë që ta turbulloj Ballkanin për të lënë në hije luftën në Ukrainë që tashmë edhe Rusia po jep shpirt. Por, unë nuk them se nuk duhet marr seriozisht këtë taktikë të një shteti gjakatar dhe më i urryer në tërë Ballkanin dhe në Evropë.

Ta marrim shembull çka i konvenon Serbisë? Asgjë, ajo kot ëndrrën se Kosova është e humbur njëherë e përgjithmonë, ajo shtriga është e hallakatur edhe pse po konfiskohen edhe pronat e Milan Radojçiqit, kriminelit dhe terroristit serb, pastaj si asnjë herë më parë Kosova e ka shtrirë sovranitetin e saj de jure dhe de fakto edhe në pjesët më të thella të saj, në kufi me Serbinë që nuk ka qenë asnjëherë më parë dhe si dikur kur hynin sallamadi serb, rus, kriminel, terrorist duke bërë kontrabandë me disa shqipfolës që i kishin vënë interesat private mbi interesat shtetërore dhe bile mbi interesat kombëtare. Ka vdekur ajo kohë dhe nuk ngjallet më, do i del flaka deri në Nish vetëm duhet pritur pak dhe duhet lënë kohës se çdo gjë do kthehet në vendin e vetë.

Kur një gazetë ka publikuar këto manovrime me pajisje luftarake mendon dikush se nuk është në dijeni NATO. NATO disa herë e ka njoftuar Serbinë të mos e bëjë një gjë të tillë se do e pëson keq dhe reagimet do jenë të menjëhershme dhe Serbia është e vetëdijshme se çfarë pasojash do të ketë. Ajo edhe sot e kësaj dite ka pasoja që nuk po mundet assesi ti rikuperoj. Pra këto manovrime dhe lehjet a ati far Dodikut janë të ndërsyer nga Rusia dhe pikërisht nga Aleksandër Vuçiqi për të provokuar rajonin. Mendoj se edhe Mali Zi nga kanalet sekrete e njofton në detaje NATO-n sepse ajo vetë është anëtare e saj. Serbia nuk është hera e parë që bënë kësi farë provokimesh dhe turbullirash, por në fund e dinë se mbi koke e kanë NATON që brenda pak orësh do e ngre flamurin e bardhë për ta dorëzuar dhe se nuk është hera e parë që dihet se Serbia historikisht në qoftë se shikojmë kronologjinë ka nisur të gjitha luftërat dhe të fundi e ka humbur, edhe po që se bënë sërish një gjë të tillë humbjen e ka të sigurt si asnjëherë më parë. Pra, NATO dhe ushtria e Republikës së Kosovës të gjitha këto i marrin seriozisht dhe janë në gatishmëri të plotë. Serbia në rast nisje lufte do të sulmohet në të gjitha anët dhe dihet përfundimi i saj si gjithmonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".