
Politika redaktuese editoriale për plotë lajme sensacionale!


Ismail Muçiqi
Shkruan Gazetari Ismail Muçiqi.
Shumӫ mjete tӫ informimit nӫ Kosovӫ edhe pas dy dekadave tӫ themelimit dhe tӫ Pavarësisë sӫ tyre asesi nuk po arrin tӫ profilizohen nӫ aspektin informativ profesional pӫr ta informuar opinionin nӫ mӫnyrӫ te drejte dhe te sakte. Nӫ ditarin e Radio Televizionit 21 qӫ u emitua tӫ Dielӫn me 17 Nӫntorӫ nӫ orӫn 18:30 moderatorja e lajmeve e hapi Ditarin me lajmin sensacional duke e goditur Ministrinë e Bujqësisë përkatësisht Ministrin Faton Peci.
Po tӫ kishte profesionalizëm dhe politikӫ redaktuese tӫ pavarur dhe tӫ mirӫfillt lajmi i parӫ qӫ do duhej servuar shikuesve do tӫ ishte mbledhja e nesërme e dy Qeverive tӫ asaj tӫ Republikӫs sӫ Kosovӫs dhe asaj tӫ Maqedonisӫ Veriore qӫ do tӫ mbahet tӫ hӫnӫn nӫ Prishtinӫ. Kӫto gafe me plotӫ lajme sensacionale po e irritojnӫ audiencën nӫ përgjithësi. Tӫ rralla janӫ lajmet apo reportazhet tӫ karakterit stimulues, me energji pozitive pӫr tӫ cilat qytetarӫt i presin me ditӫ muaj dhe vite tӫ tӫra. Se me tӫ vërtet shumӫ mjete tӫ informimit përkatësisht televizione janӫ prezentë nӫ Republikӫn e Kosovӫs janӫ bӫrӫ mollë sherri nӫ dӫmӫ tӫ qytetarëve dhe tӫ vendit nӫ përgjithësi. Kjo nuk donë koment. Kultura e komunikimit etika e moralit, profesionalizmi dhe njӫ varg vlerash qӫ duhet tӫ ishin prezente gjithmonë nӫ mjetet tona tӫ informimit kanӫ degraduar skajshmërish. Tani nӫ prag tӫ zgjedhjeve tӫ reja Nacionale tӫ cilat priten tӫ mbahen me 9 Shkurt fjalori retorik, shpifjet me akuza mӫ tӫ ulëta kanӫ filluar tӫ shfaqen nӫpӫr emisione e debate politike tӫ cilat janӫ bӫrӫ tӫ gërditshme pӫr opinionin. Kjo klimë aspak e këndshme ka depërtuar nӫ njӫ numӫr tӫ televizioneve private tӫ gazetave dhe portaleve private tӫ cilat nuk kanӫ asgjӫ tӫ përbashkët me politikӫn e mirӫfillt redaktuese tӫ mediumit informativ. Kemi shkruar edhe mӫ herӫt se mjetet e informimit nӫ Kosovӫ kanӫ liri tӫ pakufishme e kӫtӫ mund ta shohim pӫr qdo ditӫ ku gazetarët i tejkalojn kodet e etikӫs pa u sanksionuar fare, me lajme dhe informata tӫ cilat nuk i pranon njeriu normal.
Kӫtij kaosi mediatik po i ndihmojnë Partitë Politike dhe grupet e interesit, mafia biznesore tӫ cilat pӫrmes formave mӫ tӫ ndryshme janӫ tӫ lidhura me pronarët dhe bizneset e tyre (informative). Sot paraja dhe interesi materialo financiar ka depërtuar nӫ tӫ gjitha poret e jetӫs e mӫ sӫ shumti nӫ disa mjete tӫ informimit. Njӫ numër i gazetarëve, i redaktorëve nuk ӫshtӫ nӫ gjendje tӫ kuptoj misionin e profesionit tӫ gazetarit, si profesion shumӫ dimensional nӫ informimin dhe edukimin e audiencës duke sjell klimë dhe energji pozitive e cila ndërton ura tӫ bashkëpunimit dhe ruajtjen e raporteve ndërmjet njerëzve. Qytetarët e Kosovӫs janӫ ngopur me lajme sensacionale, qӫ nga shekulli i kaluar me trauma tӫ luftës qӫ i shkaktoj Serbia, me trauma tӫ egzodit, me humbjen e mӫ tӫ dashurve, me krizat sociale, me sëmundje tӫ ndryshme e halle tӫ cilat ende nuk kanӫ arrit ti shӫrojnӫ (ti riparojnë). Nӫ fund mӫ thotӫ mendja se njerëzit pa integritet duke u thirrur nӫ emӫr tӫ Demokracisë dhe Lirisë sӫ Shtypit nӫ vazhdimësi po e keqpërdorin profesionin nӫ mediumet e ndryshme, e kjo do tӫ vazhdoj derisa shtresa e inteligjencës tӫ jetoj nӫ gjumӫ pa e qa kokӫn pӫr rrjedhat dhe pasojat negative nӫ mjetet e informimit nӫ Kosovӫ.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".