
Lexoni edhe:
Implementimi i Zajednicës etnike do të çonte në krijimin e një shteti të mesëm duke favorizuar skajshmërisht serbët
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, në takimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit në Kroaci, theksoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për shtetësi dhe njohje të plotë ndërkombëtare. Millanoviq, siç u publikua nga mediat, i bëri thirrje të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur, ta bëjnë këtë dhe të pranojnë të drejtat e Kosovës si shtet të plotë.
-Presidenti kroat e përshëndeti gjithashtu mbështetjen e plotë të Kroacisë për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke nënvizuar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një element i domosdoshëm për stabilitetin rajonal dhe paqen në Evropën Juglindore. Ky proces, sipas tij, është në interesin kombëtar të Kroacisë dhe mund të kontribuoni në një rajon më të qëndrueshëm.
Mbështetja e Kroacisë është jashtëzakonisht domethënëse, si një vend anëtar i BE-së, veçanërisht në kohën kur politika e BE-së përballohet me sfida të reja. Millanoviq gjithashtu vuri në dukje rolin e eurodeputetit kroat, Tonino Picula, i cili është emëruar raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë dhe do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në kushtëzimin e progresit të Serbisë me kërkesat për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Kroacia, e cila vetë ka kaluar përmes një lufte të përgjakshme për çlirimin nga dominimi serb, ka një kuptim të thellë të gjendjes së Kosovës dhe kërkesave të saj për një të ardhme të qetë dhe të stabilizuar euroatlantike. Millanoviq e bëri të qartë se Kroacia e mbështet fuqishëm Kosovën për njohjen e saj ndërkombëtare dhe pranim të plotë nga BE.
Në këtë kontekst, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një çështje e rëndësishme për stabilitetin e rajonit dhe një hap i rëndësishëm drejt paqes dhe prosperitetit të të gjithë Evropës Juglindore. Presidenti kroat, Zoran Millanoviq, e përshëndeti këtë proces dhe siguroi kryeministrin Kurti se Kosova ka mbështetje të plotë nga Kroacia në rrugëtimin e saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".