Kosova është e vogël dhe nuk ka çfarë ndan, as të japë e as të marrë prej askujt

Kosova është e vogël dhe nuk ka çfarë ndan, as të japë e as të marrë prej askujt
Kosova është e vogël dhe nuk ka çfarë ndan, as të japë e as të marrë prej askujt

Blerim Burjani

  • 20 February 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Sa i përket deklaratës së Daniel Serwer për mundësinë që Serbia do të përpiqet të marrë territor nga Kosova në rast të ndarjes së Ukrainës, kjo nuk është rasti i Kosovës. Zgjidhja politike nuk mund të përfshijë marrjen dhunshme të territoreve. Fuqitë e mëdha dhe kompromiset e tyre dallojnë, Ukraina nuk duhet as të fitojë territor, as të humbë.

 

-Po ashtu si Rusia, iluzionet dhe aventurat mund t’i kushtojnë botës dhe paqes. Marrja me aventura territoriale herë pas here përfundon prapë në luftë, prandaj nuk duhet të merren aksione të tilla iluzionore. E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet, po ashtu si rendi botëror. Çdo ndryshim i këtij rendi mund të sjellë pasoja tragjike për popujt. Rusia nuk ka çfarë kërkon prej Ukrainës, kjo luftë ruse ishte e pa kuptim.

BE mund të ndërtojë rrugën e vet në territorin e saj, ajo është kompakte në mbrojtjen e interesave të saj. Aventurat e tilla nuk lejohen. Interesi rus është të largohet BE nga negociatat dhe mendojnë se me Trumpin mund të bëjnë një politikë kundër BE-së. Kosova është e vogël dhe nuk ka çfarë ndan, as të japë e as të marrë prej askujt.

Pazaret e këtij lloji pa strategji normale për ndryshim reflektojnë si iluzion. Serbët dhe kosovarët kanë të drejtat e tyre të papërdorura, nuk luhet me ta. Serbia vazhdon të ëndërrojë për Trumpin dhe iluzionet se mund të përfitojë nga mençuria e tij. Nëse fiton Rusia, edhe ata mund të mendojnë se do të përfitojnë diçka në Kosovë. Po vijnë forca abstrakte politike dhe të fshehta. Trumpi nuk mendoj se do ta mbajë këtë mandat deri në fund, ashtu siç e ka filluar me ide të plota dhe pasiguri. Sa herë që fillon diçka me ide, ai i ndalon ato shumë shpejt, duke qenë i pasigurt.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".