Heqja e tarifës është një falënderim që e ka bërë Amerika tash e 26 vite për Kosovën

Heqja e tarifës është një falënderim që e ka bërë Amerika tash e 26 vite për Kosovën
Heqja e tarifës është një falënderim që e ka bërë Amerika tash e 26 vite për Kosovën

Nue Oroshi

  • 11 April 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Bashkëpunimi në mes të Amerikës dhe Kosovës duhet të jetë një bashkëpunim serioz, një bashkëpunim që i përfshin të gjitha sferat e jetës politike, ekonomike, ushtarake, arsimore, mjekësore dhe shumë sfera të tjera. Pavarësisht nga fakti se a e shfrytëzon Presidenca e Kosovës çështjen e tarifave për përfitime politike apo është vërtet e interesuar për forcimin e lidhjeve ekonomike me SHBA-në, kjo nuk ka fare rëndësi.

 

-E rëndësishme është që Qeveria e Re e Kosovës të heqë tarifën prej 10% me Amerikën. Heqja e tarifës për Amerikën është një falënderim i vogël për punën dhe investimin e madh që e ka bërë Amerika tash e 26 vite për Kosovën. Dhe heqja e kësaj tarife do të shtojë mundësinë që mallrat nga Amerika të jenë sa më shumë prezente në Kosovë.

Qeveria e Kosovës tarifë duhet t’u vendosë mallrave serbe dhe mallrave turke, që sa më pak ose aspak këto mallra të jenë në tregun e Kosovës. Ne shqiptarët, kohëve të fundit, jemi treguar shumë mosmirënjohës. Nuk jemi falënderues për atë që bëri Amerika për Kosovën. A bëjnë llogari qeveritarët tanë se sa është kostoja e vetëm një viti e ushtrisë amerikane, si dhe e ushtrive të shteteve të tjera mike të Kosovës nga Evropa, për mbajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës?

Për këtë, qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të bëjë një plan veprues me ekspertët më të mirë që ka Kosova, që edhe në këtë aspekt të thellohen marrëdhëniet në mes të Republikës së Kosovës dhe shteteve mike që e nxorën Kosovën nga kriminelët serbë dhe po e mbajnë sigurinë në Kosovë. Në këtë rast, as Presidenca dhe as Qeveria e Kosovës nuk duhet të kacafyten me njëra-tjetrën dhe problemet e tjera që kanë në mes vete t’i shfrytëzojnë për çështjen e tarifës amerikane. Me një fjalë, Qeveria e Kosovës duhet t’ia heqë tarifën Amerikës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".