Kapiti: Kriza parlamentare në Kosovë ka emër, ja kush është...

Kapiti: Kriza parlamentare në Kosovë ka emër, ja kush është...
Kapiti: Kriza parlamentare në Kosovë ka emër, ja kush është...

Skender Kapiti

  • 02 June 2025 - 06:51

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë mediat, analistët, opinionistët dhe shoqëria në përgjithsi merren me opozitën dhe me politikën opozitare , duke e akuzuar atë pothuajse për gjithcka dhe bëjnë sikur harrojnë e nuk merren me të këqijat e qeverisjeve dhe të pushtetit aktual në Shqipëri e Kosovë.Kjo ndodh nga mercenarizmi intelektual e mediatik  dhe nga servilizmi dhe dorëzimi i tyre te pushteti për interesa personale e përfitimi të tyre dhe të akrabasë së ngushtë.Vërehet te disa media që duken dhe pretendojnë se janë serioze në Shqipëri e Kosovë të cilave nuk u pëlqen që të kritikohet e të shkruhet kritikë kundër pushtetit aktual të Ramës e të Kurtit, por ato  janë tejet agresive me ishpushtetin demokratik në Shqipëri  dhe opozitën në Kosovë dhe për gjithcka  akuzojnë vetëm ato dhe të kaluarën e ishpushtetit të tyre, gjë që të kujton shërbimin dhe servilizmin intelektual e mediatik në kohët e titizmit,enverizmit dhe maoizmit dictatorial.

Vetëm një shoqëri e paemancipuar demokratikisht nuk është e lirë nga fanatizmi, nga frika e ndryshimit.E tashmja politike si kjo e Kurtit dhe Osmanit nuk ka pse të justifikohet dhe t’ia faturojnë të gjitha ishpushtetit, i cili u ndëshkua nga vota popullore, pra Kurti-Osmani po sillen si Edi Rama që thonë fajin e ka opozita-opozita  por pushteti dhe pozita bëjnë kërdinë në paligjshmëri e korrupsion.

Te shqiptarët, pra por edhe sidomos edhe te partitë politike shqiptare atë se cfarë ato kanë të përbashkët është mitizimi i kryetarëve të partive politike, që do të thotë se manipulimi dhe fanatizmi kolektiv politik për kryetarin e mban antarësinë e partive politike grusht bashkuar rreth kryetarit edhe kur  kryetari i bën dëmin më të madh jo vetëm shtetit e shoqërisë por edhe vetë partisë së tij.

Qorrollepsja dhe servilizmi mediatik dhe ai mercenaro-intelektual fabrikojnë mitin politik të kryetarit të partisë, të kryeministrit e të presidentit të pagabueshëm e të përjetshëm si edhe në rastin e Albin Kurtit i cili vuan nga deliri dhe nga kompleksi i inferioritetit dhe që i pëlqen vetëm vetëvetja.

Partitë politike shqiptare janë kapur nga ligji i hekurt i servilëve të oligarkisë që nuk lejojnë mendimin dhe ndryshimin në parti.Kësaj gjëndjeje nuk i shpëton as Vetëvendosja, partia pronë e Albin Kurtit. Ai dhe cfarë thotë e vendos ai bën edhe partia e tij.

Liderët e tillë janë autokratë mbuluar me vello hipokrizie e patriotizmi fals , ata nuk njohin as tolerancë dhe as konsensus, por njohin vetëm kapricot dhe egoimin e tyre.

Sot Kosova ndodhet në krizë parlamentare  për faktin se nuk mundet që të zgjidhet kryetari i Kuvëndit. Albin Kurti me të vertetë është forcë e parë politike në Kosovë, mirëpo rezultati i zgjedhjeve nuk ia mundëson atij zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit.

Dhe pavarësisht kësaj deliri, egoja dhe arroganca e Kurtit nuk e lejon atë që të arrijë në dakordësi me opozitën për zgjedhjen e kryeparlamentarit, gjë që plotësisht ia vë Albin Kurtit autorësinë e krizës parlamentare në këtë kohë kur Kosova ka aq shumë nevojë për stabilitet politik dhe për konsensus gjithpërfshirës.Kot mundohen që ta mbrojnë e shfajësonë Kurtin për këtë moria e mediave edhe e atyre qe duken te lira e te pavarura, ajo e disa intelektualeve dhe e analistëve mercenarë e servilë të Kosovës, dhe ajo mbeturina politike titisto-sllaviste e Kosovës.

Përse Kurti nuk propozoi 2 apo 3 kandidatë për kryetarë parlamenti , por vetëm një, apo nuk ka tjetër vetëm Albulenën gjë që është mjerim i madh politik e intelektual për LVV-në, apo mos Kurti  ka frikë se të tjerët nuk do ishin ushtarë besnik të tij që të ishin zëdhënës personal të tij në drejtimin e parlamentit.      

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".