
Lexoni edhe:
Koalicioni në mes të VV-LDK-së dhe pakicave jo serbe do të kishte mundur të mbijetojë
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Pa mëdyshje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me ekipin e tij të vullnetshëm, ka punuar shumë për ta nxjerrë nga gremina e 10%-shit partinë, ku e kishte çuar Isa Mustafa me klanin e tij servil dhe të pa integritet. Por, objektivin e pretenduar nuk e arriti, megjithëse LDK-në e ngriti në kuotën e 18%, dhe kjo nuk është pak. Analistët me përvojë dhe ish-zyrtarë të lartë mendojnë se koalicioni LVV-LDK është më i qëlluari. Ata deklarohen edhe për "ndarjen e tortës" mes tyre.
Koalicioni në mes të VV-LDK-së dhe pakicave jo serbe do të kishte mundur të mbijetojëLexoni edhe:
-Diferenca e madhe në rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, për çdo subjekt politik në koalicion me LVV fituese, i përcaktohet roli “dytësor”, por jo edhe "sa për sy e faqe". Kryeministrin partia fituese nuk e diskuton. Presidentja vazhdon të jetë në detyrë. Poste me peshë janë kryetari i Kuvendit dhe zëvendëskryeministri i parë. Përzgjedhja favorite për LDK-në do të ishte posti i dytë, sepse ka qasje në vendimmarrje, dhe kjo është shumë domethënëse për një parti në koalicion.
LDK-ja është thirrur shumë në një plan zhvillimor e politik qeverisës, me angazhimin e një stafi të tërë akademik dhe profesional, specialistë të të gjitha fushave, i cili do të ishte guidë e model për qeverisjen e sotme dhe të ardhmes perspektive. Pretendimi është që ta vënë në jetë këtë program, si garanci për ta bërë ndryshimin e madh zhvillimor ekonomik, si dhe krijimin e një praktike të re qeverisëse. Dhe, për t’u shkëputur nga praktikat e vjetra burokratike, të cilat e kanë dëmtuar shtetin e Kosovës, duke e sjellë në prag të kolapsit ekonomik dhe politik.
Në kontratën për bashkëqeverisje duhet unifikuar programet, në mënyrë që përgjatë zbatimit të mos ketë kundërshtira reciproke. Emërtesa e zëvendëskryeministrit të parë duhet të ketë qasje në vendimmarrje të përbashkët për çdo çështje kardinale, ose edhe të zakonshme. Ndoshta do të ishte më e shëndetshme që kryetari Lumiri ta kryesonte Qeverinë. Por, vështirë të pranohet nga partia fituese, madje me një epërsi absolute.
Eksponentë të PDK-së, tani analistë militantë, agjitojnë se koalicioni më i mirë është LVV-PDK, plus pakicat jo serbe, që do të mundësonin edhe zgjedhjen e presidentit. Realisht, zgjedhja e presidentes/it duhet të bëhet drejtpërdrejt nga populli, për të shmangur njëherë e përgjithmonë pazaret e pista brenda sallës kuvendore. Fundja, Kosova është Republikë Demokratike dhe jo parlamentare. Për disa çështje rezulton se Kushtetuta ka defekte dhe paqartësi interpretuese, gjë që duhet korrigjuar dhe ndryshuar, pa lënë vend për dykuptimësi, si "mundet, por edhe nuk mundet!"
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".