
Lexoni edhe:
Kosova një shtet që nuk po arrin t’i japë qytetarit një Kuvend funksional dhe një qeveri të re
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Bllokada në Kuvend është absurde, nuk ka kurrfarë kuptimi. Shteti është i pari, e jo partia dhe interesi. Ideja është që kështu të shkohet me ngërç, pa vullnet politik, të mbetet gjendja qysh është, pa ndonjë qasje tjetër.
-Bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron të merret me një grupacion apo grupacione të papërgjegjshme që janë në gjendje të çojnë poshtë gjithçka. Ngërçi mbetet për shkak të inateve. Duhet që dikush nga partitë të largohet nga ngërçi, për të formuar Kuvendin e Qeverinë.
Një fund me zgjidhje duhet të ndodhë kështu nuk mund të shkojë më gjatë. Përderisa Gjykata Kushtetuese po bën politikë, nuk mund të vazhdohet kështu. Ose zgjidhje, ose zgjedhje.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".