Mulliqi: Zëri i popullit shqiptar është për të ruajtur kujtesën historike

Mulliqi: Zëri i  popullit shqiptar është për të ruajtur kujtesën historike
Mulliqi: Zëri i  popullit shqiptar është për të ruajtur kujtesën historike

Skender Mulliqi

  • 01 September 2025 - 13:55

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Shqiptarët luftuan historikisht për të drejtat e tyre që të janë të lirë dhe të pavarur në tokën e tyre .Kjo luftë historike u kurorizua më fitore më luftën tonë çlirimtare ndaj Serbisë në vitin 1999.Fitorja erdhi më sakrifica të mëdha në njerëz dhe në dëme tjera materjale ,që na i shkaktojw Serbia e Millosheviqit më logjikë fashiste.Sigurishtë së u luftua për shtetin e dytë shqiptar në Ballkan,edhe pse ende kan mbetur edhe treva shqiptare në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, pa iu bashkuar trungut të lashtë ilirik, që është synim i shqiptarëve .

Të kthehemi të shteti më i ri në Evropë-Kosova.Lufta u bë që të kemi një shtet të së drejtës , një shtet të përparuar e demokratik, në të cilin nuk do të ketë diskriminim negativ ose pozitiv.Një shtet që buxheti I shtetit por edhe të mirat tjera materjale të përdorën me kujdesin e një mjeshtri të mirë.Por , për fat të keq nuk ndodhi krejt ashtu.Përfituan strukturat caktuara politike në pushtet, të cilët na imponuan jo vlerat.Nuk u kuptua apo nuk u dëshiru të kuptohet se anarkia nuk është demokraci, dhe demokracia nuk është anarki.Logjika anarkiste mbretëron të vendët e prapambetura sot në botë.Nuk u mbikqyrë rrept buxheti , donacionet dhe pasuria e shtetit të Kosovës.Nuk ishin conform më vlerat e luftës tonë çlirimtare. Çdo komb dhe çdo vend kalon nëpër kohë të forta dhe të dobëta gjatë historisë. Kohë të forta, në rastin e Kosovës, ishte lufta për pavarësi dhe lufta për Atdheun, ndërsa kohët e dobëta janë mos ndërtimi i shtetit conform rregullave të demokracisë liberale të sistemit kapitalist modern. Nuk u kuptua së çlirimi nga Serbia , ishte ditë e mrekullive !Ishte një ditë e fitorës historike që duhet mbajtuar në mend gjatë , dhe gjatë të ruhet dhe kultivohet ndër breza.Armiqësia më njeri- tjterin , nuk e ndihmon përparimin tonë.Nuk e ndihmon as kulturën demokratike të sjelljës dhe të veprimit.Dhe tjetra, sa herë që në një shtet flitet për tradhëtar dhe patriotë, ai komb është në shkaterrim.Dhe , nga ajo logjikë vrastare nuk po largohemi shumë.Jemi dëshmitarë së në çarqët e larta politike , në institucione dhe në media po shohim etiketime të ndryshme së cili është më patriotë së tjetri, dhe së cilët janë tradhëtaret e kombit.Kjo logjikë e keqe e instaluar na dëmton shumë si shtet dhe i gëzon armiqët serbosllavë më të cilët jemi të rrethuar.Sa herë që dikush u zgjodhë nga populli në organet më të larta të pushtetit, nuk mbeti pa ju ngjitë etiketa për tradhëti,pa bazuar shumë në fakte.

Të etiketosh dikend për tradhëti duhet pasur argumente më bollëk, e jo fjalë rrugësh, ose për interesa të ngushta partiake e pushtetare.Jemi shtet i njohur ndërkombëtarshit nga më se 100 shtete , dhe shtetin duhet ta ruajmë dhe kultivojmë.Nese rregullisht merremi se kush është më patriotë se tjetri apo edhe tradhëtar nuk do ti kemi punët mirë .Vetë koncepti i Atdheut përmban një lidhje të thellë midis aspekteve shpirtërore dhe materiale , midis kulturës dhe territorit.Gjatë këtyre viteve të shtegtimit në liri, partitë politike nuk u interesuan që të gjithë anëtarët e tyre të jenë në të njejtin front, të luftojnë për idealet e të parëve tanë, dhe të punojnë vërtete për një kulturë të shëndetshme të kujtesës historike.Uniteti është marshim drejtë të ardhmes tonë të ndritur.Zëri i popullit shqiptarë është për të ruajtur kujtesën historike . Nuk ka frikë për të ardhmen. Kjo është një fitore e madhe për secilin komb…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".