KOSOVA, NUSE ME PETKUN E YJEVE

KOSOVA, NUSE ME PETKUN E YJEVE
KOSOVA, NUSE ME PETKUN E YJEVE

Bahtir Hamza

  • 20 September 2025 - 13:00

Nga Bahtir Hamza

NË MOTON E SË VËRTETËS

DATA.20 SHTATOR.2025

I nderuar Zotëri, Jozef, DioGardi,

Në ditëlindjen tuaj, ju urojmë shëndet të pastër dhe të plotë, një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

I nderuar Zotëri, Jozef, DioGardi,

Ende kam kujtime të veçanta nga takimi juaj në shtator të vitit 1991 në Duelem të Zvicrës, kur në atë kohë erdhët nga Nju Jorku, së bashku me Z. M. Hajdari, nga fshati Dobroshec, komuna e Gllogovcit, si përkthyes, me banim në Nju Jork, i cili kishte ardhur me ju, gjithashtu si përkthyes, në Duelem të Zvicrës, për t'u takuar me ne, emigrantët e popullit të Kosovës që jetojnë në Zvicër.

Në këtë angazhim dhe në këtë aktivitet, magjepsja ime ishte t'ju shihja nga afër sepse në të njëjtën kohë isha i angazhuar të takohesha me ju, që NE, unë, B.H., B.A., N.K., S.RR dhe M. që udhëtuam me makinën time "SCORPION" nga Cyrihu, në Dulemë, dhe emigrantë të tjerë nga shumë vende erdhën nga Gjermania, nga Belgjika, nga Franca, nga Kosova, gazetari, H.M. (që nuk dinin as të hanin bukë,) dhe në takimin me ju, ishin mbi 5 mijë bashkëqytetarë dhe ne treguam masivisht solidaritet në oratorinë tuaj politike, për ndihmën e shqiptarëve si dhe me iniciativat tuaja për lirinë e shqiptarëve dhe për Republikën e Kosovës.

Ju, zotëri, Jozef Diogardi, mbajtët fjalime të shkëlqyera nga ora 18:00 deri në 22:00 në anglisht dhe përkthyesi ishte i shkëlqyer në shqip, dhe, Ju, ishit, një ikonë e lirisë dhe Demokracisë Amerikane, dhe u bëtë, një figurë e popullit të Kosovës, për lirinë dhe për Kosovën si shtet. Pas takimit, bëmë edhe disa foto me ju.

Por, nga ky takim, emigrantët kosovarë morën fuqinë dhe energjinë shpirtërore nga ju, nga ju, dhe gjithashtu si provokator, për t'u angazhuar në lirinë e Kosovës, në politikën e së vërtetës në sistemin e Demokracisë, dhe patët edhe disa kritika, kundër vetë shqiptarëve që ishin shumë të ndërlikuar me vetë shqiptarët që ishin me rryma të ndryshme politike që kishin politikë dhe moral të dyfishtë.

Por, JU, Z. Jo Diogardi, ju jeni personi ynë më i dashur, që na dhatë fjalën, idetë, fuqinë shpirtërore dhe forcën e angazhimit dhe gjithashtu me emocionet tuaja, duke uruar lirinë e shqiptarëve për Kosovën dhe lirinë që thatë në fund të fjalës suaj dhe unë citoj këtë mesazh: "liria në çdo vend të botës fitohet vetëm me gjak, dhe Jugosllavia tani është në luftë dhe është shkatërruar nga vetë jugosllavët,sepse kryeqyteti i Serbo-Jugosllavisë është Vjena, Austri, jo Beogradi. ".! Jozef Diogardi. Senator amerikan.

Z. Jo Diogardi, fjala juaj u bë realitet, dhe pa angazhimin tuaj, as shqiptarët e Kosovës dhe as Kosova nuk do të kishin pasur liri, as sovranitet, dhe, as shqiptarët dhe as kosovarët e Kosovës nuk do të kishin pasur një shtet të quajtur Republika e Kosovës, dhe populli shqiptar i Kosovës nuk do të ishte ndarë përgjithmonë nga Serbia.

Shqiptarët e Kosovës ishin skllevër dhe të skllavëruar, si robotë nga turqit osmanë dhe pastaj nga Serbia dhe Jugosllavia, dhe si shqiptarë që kishin një mentalitet serb, që nga Lufta e Dytë Botërore, që ishin të një ideologjie politike komuniste, kriminale dhe produktive për interesat e Serbisë, dhe ishin skandaloze dhe kontraverse për veten e tyre dhe për nacionalistët shqiptarë dhe për brezin e ri dhe për fraksionizimin e së vërtetës historike, kulturore dhe krijuese të botës së lirisë, dhe ishin madje kundër protestave studentore, dhe revolucioneve të nacionalistëve shqiptarë si dhe luftës së Tahir dhe Nebih Mehese, në fshatin Prekaz në Serbicë/Skendravar, më 13 maj 1981, kur shqiptaro-serbët, përmes metodave represive të policisë dhe ushtrisë serbo-jugosllave që dhanë alarmin tek shqiptarët komunistë të Kosovës si politikanë, 'për angazhimin si komunistë dhe ata policë shqiptaro-serbë dhe agjentë shqiptaro-serbë të UBD/se, të cilët mbronin interesat e Serbisë dhe Jugosllavisë, vranë familjen Nebih Mehese dhe shkatërruan Kullate tia të tyre me tanke. Pastaj i burgosën shqiptarët. Mjerisht, shumë nga studentët që studionin në shkollat e mesme në Gllogovc u rrahën për vdekje, dhe shumë nacionalistë shqiptarë u ekzekutuan pa dëshmitarë të krimit dhe, për shumë vite, u përjashtuan nga Universiteti i Prishtines dhe, në këtë errësirë, komunistët shqiptarë që ishin udhëheqës të Kosovës në Kosovë dhe serbët jugosllavë që ishin të ideologjisë komuniste, agjentët shqiptarë, policia shqiptare e Serbisë shkatërruan provat e krimit të tyre dhe nuk gjetën rrugëdalje nga skllavëria serbe e ish-Jugosllavisë, por si shqiptarë që kishin identitetin e tyre, ata ishin më shumë jugosllavë sesa jugosllavët .Dhe nga fjalët tuaja, shqiptarët, madje edhe ata që ishin emigrantë që nga viti 1990 që kishin ikur nga masa e dhunshme në Kosovë e udhëhequr nga agjentët e UDB-së, që ishin agjentë, u politizuan për liri.

Prandaj, z. Jozef Diogardi, pa angazhimin tuaj, dhe pa përpjekjen tuaj, dhe pa mendimin tuaj abstrakt, dhe pa inkurajimin tuaj, dhe pa ritmin e zemrës suaj, pa dhimbjen tuaj, dhe në përfshirjen e shqiptarëve të Kosovës në politikë, dhe pa përfshirjen e nacionalistëve shqiptarë në luftë, të cilët u detyruan të mbronin fëmijët e tyre në dimensionin tragjik, dhe të luftonin për mbrojtjen e familjes dhe nderit femëror dhe për lirinë e shqiptarëve dhe të kosovarëve, dhe, siç dihet, në Drenicë nacionalistët shqiptarë formuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Jo në Zvicër. Prandaj, shqiptarët duhet të ruajnë përshtypjet që kanë për ju, dhe pa ju nuk do të kishte liri në vend. Në këtë ditëlindjen tuaj, dhe në çdo ditëlindje tuajën çdo vit, ne jemi me tya dhe, ju uroj shëndet dhe jetë të gjatë në mënyrë që ju, si senator dhe si shqiptar me gjak, të kujtoheni për mirësinë dhe bujarinë tuaj në brezat që do të vijnë, sepse me filozofinë tuaj politike, edhe errësira serbe dhe jugosllave mbi Kosovën është zhdukur dhe Kosova është bërë një nuse me petkun e yjeve. URIME.URIME.URIME.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".