Militantizmi i institucioneve publike është një e metë e madhe e institucioneve të Kosovës

Militantizmi i institucioneve publike është një e metë e madhe e institucioneve të Kosovës
Militantizmi i institucioneve publike është një e metë e madhe e institucioneve të Kosovës

Nue Oroshi

  • 18 February 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Shpeshherë kanë thënë se nga e folmja në të bërë është në mes një det i tërë. Politikanët tanë shumë flasin, por pak veprojnë. Për shtrenjtimet që janë bërë në Kosovë, mesatarja prej 1000 eurosh në sektorin publik do të ishte normale. Por sa do ta arrijë Qeveria e Kosovës ta realizojë një premtim të tillë, mbetet për t’u parë. Më pas shtrohet pyetja: Se sa do të arrijnë ta ndjekin këtë trend edhe firmat e sektorit privat?

 

-Sido që të jetë, nëse ky premtim nuk mbetet premtim elektoral e të shkrihet si flluskë sapuni, kjo është mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Mendoj se kjo është edhe një shtytje që bëjnë militantët e partive që janë të punësuar në sektorin publik, për faktin se pa qenë militant i ndonjë partie politike, sot në Republikën e Kosovës nuk është e mundshme që të marrësh një punë normale, e mos të flitet për funksione të larta në sektorin publik.

Militantizmi i institucioneve publike është një e metë e madhe e institucioneve të Republikës së Kosovës. Është e metë për faktin se nuk kemi profesionalizëm. Militanti partiak që vrapon nëpër fushata elektorale, pas marrjes së funksioneve, ai në të shumtën e rasteve e ka edhe të vështirë të japë përgjegjësi për punën e bërë. Nuk jep përgjegjësi për faktin se ata u nevojiten partive në zgjedhjet e radhës.

Edhe Qeveria Kurti 3 është një qeveri militantesh dhe jo qeveri e profesionistëve në lëmenj të caktuar. Së paku dy, tre apo katër ministra është dashur të emërohen jashtë militantizmit partiak, ministra që e njohin resorin ministror që e udhëheqin. Së paku Ministri i Financave, Ministri i Punëve të Jashtme, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Punëve të Brendshme, si dhe Ministri i Arsimit është dashur të mos jenë militantë partiakë, por ekspertë të fushave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".