Futja e Kosovës në NATO, e varros përfundimisht ëndrrén serbe për rikthim në 'djepin' mitik!

Futja e Kosovës në NATO, e varros përfundimisht ëndrrén serbe për rikthim në 'djepin' mitik!
Futja e Kosovës në NATO, e varros përfundimisht ëndrrén serbe për rikthim në 'djepin' mitik!

Fadil Maloku

  • 20 September 2025 - 17:02

Nga Fadil Maloku

1. Gjitha gjasat janë që lufta në Ukrainë do të zgjasë edhe për shumë arsye. Një arsye logjike dhe shumë racionale është se Rusia e ka planifikuar dhe projektuar invazionin si një angazhim ushtarako-mediatik, i cili do të zhvillohej shpejt dhe furishëm (në formë dhe përmbajtje të një blitzkrieg-u). Mirëpo, gjithë planimetria ushtarake globale tregon se ky invazion do të zgjasë edhe ca kohë... Kjo më pas do të reflektojë në pamundësinë për të hapur fronte të tjera lufte, madje as për një Bosnje të vogël. Kur kësaj i shtohet edhe një problem tjetër – fakti që Hungaria, Kroacia dhe Bullgaria tashmë janë në anën e BE-së dhe NATO-s – Putini nuk ka asnjë shans teorik për të hapur ndonjë korridor, qoftë tokësor apo ajror, drejt Ballkanit.

2. Një tjetër parametër që strategët e gjeopolitikës globale e marrin parasysh kur analizojnë “shëndetin” sociopolitik të Ballkanit, është edhe dyfytyrësia e presidentit serb Aleksandër Vuçiq (të cilin shpesh e quajnë edhe “Putini i vogël”) apo ulja e tij në “dy karrige”. Në prononcimet e tij publike, fillimisht mbështeti integritetin territorial të Ukrainës dhe iu bashkua dënimit të Rusisë, por e paraqiti këtë si një presion formal; ndërkohë nxitoi t’i shpjegonte Putinit se ky “dënim” është vetëm verbal, sepse rezoluta e OKB-së nuk prodhon pasoja juridike e as nuk e detyron askënd.

3. Aleksandër Vuçiq që aktualisht gjendet nën flakën e studentëve "bllokaderë, me faktin dhe aktin e refuzimit për t'i vënë sanksione Rusisë, NATO-s i dërgoj mesazh të qartë se; dënimi eventual ndaj Tij dhe Serbisë është thjesht një formalitet jodetyrues. Aktin e mbështetjes së integritetit të Ukrainës, ai nuk e bëri (ashtu siç mendojnë disa në Bruksel dhe Washington) për shkak të Ukrainës, por për shkak të interesave serbe që ende i projekton mbi Kosovën. Duke thënë kështu më gjuhë ambiguite, se; nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sepse, duke e neglizhuar këtë njohje, ai e mban veten në pushtet deri në pensionim, ndërkohë që edhe e prolongon mundësinë e një lufte eventuale me shqiptarët. Por, ai e di shumë mirë se nëse një konflikt i tillë do të niste tani, në këto rrethana, kufiri shqiptaro-serb do të shtyhej deri te “Molla e Kuqe”!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".