Albin Kurti nuk ka kthim prapa, duhet të punojë për integrimin e serbëve në institucione

Albin Kurti nuk ka kthim prapa, duhet të punojë për integrimin e serbëve në institucione
Albin Kurti nuk ka kthim prapa, duhet të punojë për integrimin e serbëve në institucione

Blerim Burjani

  • 23 September 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Duhet komunikim dhe marrëveshje për të hequr diferencat në dallime, duhet gjetur rrugën e duhur për të siguruar interesin e përbashkët afatgjatë. Me pasoja apo me çrregullime në këto raporte nuk fitohet asgjë. Në vend të tensioneve, të zëvendësohet me dialog. Nuk ka nevojë që të krijohen raporte të debalancuara, në vend të balancit dhe zhvillimit efektiv dhe miqësor. Normal, kështu si janë deklaruar nga SHBA, në politikën e brendshme Kurti humb busullën orientuese politike brenda shtetit, por ky nuk ka problem me atë, sillet kokëfortë, me inate, dhe nuk merret, përderisa përkrahja e Kurtit mund të reduktohet edhe më shumë.

 

-Kurti nuk ka kthim prapa, duhet të punojë për integrimin e serbëve në institucione. Pas zgjedhjeve lokale mund të instalohen struktura të ngjashme serbe për të bërë organizime politike në kundërshtim me Kushtetutën, dhe kjo nuk mund të tolerohet. Atje ka realitet të ri dhe nuk mund të hiqen tabelat në komunat e Kosovës e të zëvendësohen me ato të Serbisë. Nëse ndryshojnë sjelljet e tyre politike, atëherë ka gjasa për ndryshim. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të tolerojë organizim paralel të Serbisë në veri. Asociacione etnike nuk mund të ketë apo bashkësi mbi të gjitha komunitetet. S’ka bashkësi etnike, por zbatim të ligjit për vetëqeverisje lokale.

Nuk është e mjaftueshme, duhet të diskutohet dhe duhet gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë në mes SHBA dhe Kosovës. Dialogu strategjik ka rëndësi jetike në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".