UÇK DHE ADEM DEMAÇI NË LUFTË NË KATËR FRONTE 1998-1999

UÇK DHE ADEM DEMAÇI NË LUFTË NË KATËR FRONTE 1998-1999
UÇK DHE ADEM DEMAÇI NË LUFTË NË KATËR FRONTE 1998-1999

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 24 September 2025 - 15:33

Nga Akademik Hakif Bajrami

Në gusht të vitit 1998 Adem Demaçi do të emrohët përfaqsues politik i UÇK-ës me seli në Prishtinë.Të nesërmen më 14 gusht 1998 do të më ftojë për konsultime a pranoj të jam njëri ndër këshilltarët e tij për: diplomaci dhe filozofi të historisë. Në konsultë, fjalët e para që mi tha ishin këto. “Në çdo kohë ka mundësi që të vritemi të gjithë, sepse okupatori është kah kryen krime të papara në histori. Prandaj, bisedo me familje dhe mundësisht i strehon familiarët jashtë qytetit”. Iu përgjegja shkurt dhe shqip: Ia vlen të sakrifikohemi, sepse UÇK-ën e shiqojmë familiarisht si ndërmerrjën më të guximshme kombëtare në shekullin XX-të, dhe më thellë gjatë historisë. Baci: “Kjo do të thot se vendimi i juej është i prerë. Jeni në sherbim të UÇK-ës dhe i gatshëm edhe për t` u sistemuar në çdo zonë operative që eventualisht do të caktohësh”.

Pastaj Baci më pyet, në bazë të nivelit njohurive që i kisha, se ken e kemi aleat e kend e kemi armik të luftës sonë të drejtë. Ia thash shkurt: Bac i nderuar duhët të jemi të vetëdijshëm se jemi në mes katër (4) forcave kundërshtare, në një territor shumë të vogël, ku në bazë të teknologjiës që ka arritur njeriu, mund të dihët me shumë lehtësi se kush çka din e si vepron.Ne jemi publikisht në një zyre politike, me mundësi që seicila palë t` i shprazë llogaritë e veta, kundër neve. Por ky fenomen nuk duhët të na tremb sepse është momenti që t` i kapitalizojnë disa synime që janë shfaqur nepër burgje, demonstrata, greva, shkrime dhe moskënaqësi qytetare gjatë gjithë shekullit. Prandaj, po t` i numroj një nga një detyrat që do të ishin primare në punën tonë politike-ushtarake, në interes të UÇK-ës.Në rend të parë,ne duhet mirë dhe thellë ta njohim historinë, se nga ka nisur embrioni i krijimit të UÇK-ës; cila është strategjia e saj politike dhe ushtarake, në mënyrë që të dihët se ne nuk jemi të njëanshëm, por nuk jemi në të njejtën kohë as neutral, sepse i takojmë asaj strategjie që tani më me daljën publike të UÇK-s (28 XI 1997), gati çdo gjë dihet. Në këtë drejtim, duke përkrahur uniformën e UÇK-ës, praluftën e saj të drejtë, në mbështetje në Konventat e Gjenevës 1948/49, ne i dëshmojmë botës civilizuese se rreshtimi jonë është i drejtë, madje duke e respektuar çdo parim të Konventës Evropëiane për të drejtat e njeriut.

Në rend të dytë, lufta kundër okupatorit, nuk do të jetë e lehtë, por me direktivat tona ne do të arrijmë që të imponohemi në qarqet Perendimore edhe ushtarakisht, sepse punën politike dhe diplomatike, si duket e ka kryer LPK (Lëvizja Popullore e Kosovës), deri në atë shkallë sa që lobimi i saj i ka kaluar kufijtë intelektual në nivel kombëtar. Sa kam njohuri kjo Organizatë instruksionet i merr drejtë për drejtë nga institucionet përkatëse të Shqipërisë. E më sa kam informata si hulumtues i dokumenteve më 1967 Sherbimi Informativ i Shqipërisë, ka pas informata se do ta sulmojë Jugosllavinë me 80 000 trupa, për ta çliruar Shqipërinë Kontinentale (Kosovën, Maqedonin Perendimore, Plavë, Gusi, Ulçin që janë okupuar nga Mali i Zi, si dhe Luginën e Prshevës). Kuptohet se një dokument i till konfidencial zbulohët dhe nuk zbulohët për qëllime gjeostrategjike. Por vihët në operacionalizim kur të krijohën rrethanat. Kuptohet se rrethanat kur krijohën,mundësitë për rrealizimin e projektit janë shumë të mëdha. E projekte të tilla krijojnë shtetët që u janë bërë padrejtësi, si dhe ato që kanë synime imperialiste. Në rastin konkret, synimi jonë është i drejtë. Lidhur me këtë, edhe më 1981 nëse eskalon situata, Shqipëria, thuhet në disa shkrime, e nxorri dokumentin nga sirtari dhe planifikoi nëse krijohën kushtët që Jugosllavinë ta sulmojë dikush nga jashtë, ose nëse brenda saj nëse shpërthen lufta qytetare, atëherë duhët të peshohet vlera operative e dokuemntit. Siç dihet situata nuk eskaloi deri në atë masë sa që të intervenohët. Madje edhe SHBA edhe BRSS u deklaruan “ilegalisht” se: “janë për ruajtjën e Jugosllavisë”. (Kolonel Halil Katana)

Situata pas 23 marsit 1989 ka ndryshuar, në saje të aprovimit “Programit jugosllav për Kosovën më 1988”. Tani (1998) jashtë Jugosllavisë është Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia. Mali i Zi dhe Serbia e kanë themeluar Jugosllavinë e Tretë, e cila me tërë potencialin nazifashist po e sulmon UÇK-ën (popullin shqiptar në Kosovë). Dhe, një fakt dihet se UÇK është disa dhjeta herë më e dobët se ushtria e Shqipërisë më 1967 dhe 1981. Por mbi të gjitha, rrethanat janë krejtë të tjera krahasuar me pozitën e RSFJ-ës më 1967 dhe 1981. Në luftën tonë të drejtë duhët të imponohemi dhe i nderuari Baci Adem, Programi që e keni përpiluar me 1963 si duket i ka ardhur koha sepse Perendimi është kah e hulumton pozitën (luftën) tonë dhe mendoi se nuk do të shiqojë mga bregu. Madje tani (verë 1998) e kemi një Rrezolutë të KS OKB nr. 1160 nga 31 marsi 1998 ku ndër të tjera mbështetët në Kaptinën e VII-të të Kartës së OKB (nenet 42-46), që do të thot se:”nëse RFJ i kalon kufijtë e përdorimit të forcës, lejohët BOMBARDIMI i atij shteti agresor, në rastin konkret Federata Serbi-Mali i Zi. Me këtë elaborim, Baci mbeti i knaqur. Nga ajo ditë isha ushtar i UÇK-ës, por pa uniformë!

Para Bacit e shtrova edhe këtë qëndrim, të cilin e kultivoja përmes Enver Malokut, i cili ma botoi librin në ÇIK me titull: “Politika e shfarosjës së Shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, botim në 20 000 kopje. Pra, në rend të tretë, duhët me të gjitha mjetët të ruhët autoriteti i LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës), sepse gati i tërë populli i është mbështetur kësaj partie, e cila me propogandë dhe oportunizëm e ka bindur masën se është “pronare e lirisë”,me shpresë se do të vjen një ditë e caktuar, kur të piqën kushtët dhe “do të agoi liria”. Si duket, populli e ka pëlqyer këtë politikë dhe po i beson deri në miopi. Prandaj oportunizmin e kësaj partie dhe të atyre që i rrijnë parnë, nuk duhët ta nxierrim në istikame si konfrontim, sepse këta nuk duan luftë, dhe atë veprim të masivizimit të UÇK-ës, duhët ta bëjnë ata që e kanë komandën dhe armët në dorë, por që autoriteti i JUEJ (Bac) duhet shkojë në atë drejtim që t` i sinkronizpojë frontet e luftës. Por me kujdesin më të madh, ne politikisht duhet krijojmë miqësi me LDK-ën, të cilën miqësi, mund të mos e pranojnë. Por prap mos pranimi, nuk guxon të lexohët nga ne si hasmëri-armiqsie në mes shqiptarëve. Baci: “Më duhët këso kshillash për çdo ditë, sepse Ali Hadri i ka pasur vizion”.

Në rend të katërt, duhët ta dijmë se ndërkombëtarët janë kundër UÇK-ës, jo aq sa okupatori, por që me punën tonë, me informimin e drejtë që do ta bëjmë, ne do ta afrojmë LDK-ën së pari drejtë istikameve, por edhe ndërkombëtarët do t` i bindim, se lufta jonë është serioze, por që mbi të gjitha i xhveshë padrejtësitë që na janë bërë nepër kongrese dhe konferenca ndërkombëtare, e xhveshë kauzën e luftës që na është imponuar si mjet i fundit. Por, tani për tani (verë e vitit 1998) ndërkombëtarët janë pro politikës LDK oportuniste, dhe mbi të gjitha edhe Vashingtoni edhe Brukseli janë pro Beogradit (!), sepse UÇK-ën po e quajnë “terroriste”, sepse po synojmë me fuqinë e armës, ta krijojmë shtetin, të cilin nuk e kemi. Pra, ata (Perendimi liberal) e lufton tonë pa të drejtë. E luftojnë diplomatikisht politikën tonë, shtetin tonë të ardhshëm. Dhe ky realitet duhet kuptuar se RFJ ka ambasada në shtetët Perendimore. Madje RFJ është antare e OKB-ës, Dhe kështu hapur, shtetët e demokracisë po pozicionohën në anën e Beogradit agresor. Ky pozicionim e vështerson luftën tonë, por ne duhët të lëvizim andej kah jemi nis, kah janë nisur atdhetarët më të vëndosur. E lufta jonë besoi se do të kuptohet ngadal por sigurtë se është luftë e drejtë!

Çka është për neve shteti nazifashist-Jugosllavia e Tretë (DFJ)?

Fryma e fundit që manifestohët në oborrin e këtij shteti është arkitektura e: kishës,fryma e Akademisë me ushtri e polici serbiane. Në fakt, ky shtet serbian është kërrhama e fundit për krijimin e një Serbie homogjene dhe cenraliste, ku mbretëron dhuna dhe lufta për serbizim të çdo poreje të jetës njerëzore, ku serbët janë “popll i qiellit”, ndërsa të gjithë të tjerët, mbesin kope që flet.

Jugosllavia e tretë në fakt ishte vizatuar në një hartë të vitit 1913, e ku shprazej e tërë prapavia e Naçertanisë 1844. Në këtë program, ne duhët t` i dijmë këto aksioma që tani më janë fiktive në luftën serbe, sepse serbët e humën luftën në: Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe besoi se do ta humbin edhe në Kosovë.E vërteta okupatorin tonë po e finasojnë: Gjrmania me 1 miliardë dollarë; Franca me 850 milionë dollarë, Italia me 750 milion dollarë, shtetët arabe me 2 miliardë dollarë. Këto para po derdhën në bankat e Rusisë së mbetur dhe prej saj po blehej armatim. Kësaj strategjie po dëshmohët (1998) se i prijnë: Kisha serbe që është TRURI manjako depresiv i një shteti fashis.Në vijim, stratregjisë për Serbinë e madhe, pranë kishës është Akademia, e cila del nga truri si MENDIM i infektuar deri në helmim, sepse asprion për të shkatrruar çdo gjë që nuk është serbane.Pra lufta e saj është: Omnia contra omnes! Kurse, faktori i tretë, që është garancion i fuqisë së kishës dhe akademisë, mbetët: ushtria dhe policia, të cilat e kanë për mjetë të luftës përmanente SHPATËN (armën), me të cilën provojnë për ta kthyer historinë prapa, për t` i vëndosur kufijtë e shtetit Dushanit më 1346-1355, shtet ai që ishte shpallur i: serbianëve, arbanasëve dhe grekëve, shtet ai që pas vdekjës së carit (1355) bërët copë e grimë, duke u ndarë në shumë principata. E deri me sot, asnjë perandori në histori nuk ka mundur të përtrihët pas dështimit! Mbi të gjitha qëndrimet është pozicioni ndërkombëtare, i cili lëre që e quan UÇK-ën “terroriste”, por shkonte edhe përtej duke thaksuar: “Shqipëria po e ndihmon terrorizmin në Kosovë”-J. Dinzbir, të cilin Baci e përjashtoi.

Adem Demaçi në vijim do të theksojë:Në rend të parë lufta jonë do të mbështetët në Kartën e OKB-ës e sidomos në Konventat e Gjenevës, që nënkupton se jemi këtu për çështje parimore të drejta pa dallim për asnjë kombë apo pakicë kombëtare.Ja pra ky është alfabeti jonë i veprimit. Ne do t` i respektojmë rregullat e luftës edhe sipas traditës, por edhe sipas Programit të Komitetit Kosovës, i cili program është pranuar si dokument i drejtë edhe në Shoqatën e Kombeve me seli në Gjnevë.Në rend të dytë Konventa evropiane e të drejtave të njeriut do të jetë alfabeti jonë politik dhe juridik tani (1998) dhe pas çlirimit.Detyrë mbi detyrat, do të jetë që kur të çlirohet Kosova, ne nuk do të sillemi si janë siellë serbët me neve.Me këtë qëndrim Adem Demaçi dëshmoi se është një tribun popullor, e që dëshmonte se është ndertues i madh, krijon së bashku me popullin shtetin e Kosovës, por në të njejtën kohë është shkatrrues i madh, sepse e lufton për vdelkje shtetin marionetë, që po shkonte në histori si relikt nazifashist, e që ishte Serbia, e cila si rezulata i politikës kishtare ishte plasuar as në tokë e as në qiell sepse drejtohej nga Patrikana, e cila popullin e konsideronte një lloj kafshe me barinjët në ball. Në vijim Serbia drejtohej nga Akademia, e cila mendon lëvizje fiktive, për t` ia mundësuar ushtrisë dhe policisë ta përdorë shpatën e cila ka vetëm një qëllim, që të pret koka të atyre që i kundershtojnë me fuqinë e armës synime imperialiste.

Shkrimi i kushtohët: Akademik Prof Dr Ali Hadrit dhe Prof Dr Skender Rizës.

Më 25 shtator 2025