
Mulliqi: Politika është bërë një praktikë e neveritshme dhe e pavlerë


Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Bazat e politikës parimore nuk u krijuan në Kosovë, por që domosdo duhet të krijohen neser.Detyra jonë është tu përgjigjemi problemeve të kohës se saj.Përndryshe nuk do të krijojmë shtet kurrë si duhet, apo edhe do të vëmë në pikëpyetje ate.Nese nuk qëndrojmë më të dyja këmbët në tokë , nuk I kemi mirë punët.Pritën veprimet tona se çfarë do të jenë?Politika nuk është më seriozisht politikë. Politika në Kosovë po ngjanë në korporatë argëtimi. Politika është bërë korrupsion korporativ. Politika është bërë një praktikë e neveritshme dhe e pavlerë
e ushqyerjes së paranojës. Çështjet e vërteta politike nuk po mendohen, nuk po ngritet zëri i arsyës .Punët e mira bëhën përmes punës institucionale .Kosovës i duhet solidaritet politikë ,që do të shëronte , korrigjonte dhe ta bënte vendin më të mirë për të punuar dhe jetuar, e parakushtet dhe mundësit ekzistojnë.Po plasohet ende diskursi politikë retrograd duke mohuar modernitetin.Sot, duket si në pasqyrë gjithqka e shtrëmbëruar .Ky dështim mos ballafaqimi me krizen politike, krizën institucionale dhe krizat tjera , nuk guxohen të vazhdohën.Pa fuqia për tu përballur më probleme , është rënie dhe qmontim i ngadaltë dhe sistematik i shtetit si një institucion kuptimplotë .Ata që në fakt nuk e njohin apo e këqpërdorin punën e tyre , duhet medeomoas të largohen nga jeta politike dhe institucionale.Një pjesë te madhe e opozitës ka futur konfuzion, frikë e pasiguri.Janë lënë anash temat qenësore për të cilët duhet të diskutohet, se lidhen më zhvillim dhe mirëqenje.Është braktisur të menduarit racional . A do të dalim nga manipulimet,apatia politike, pasiviteti, depresioni të supozuar mbetet të shihet?Po na mungon para së gjithash solidariteti , komunikimi i mbrendshem politike dhe uniteti për temat e mëdha për Kosovën.Nuk ka ndonjë project pozitiv në tregun e ideve politike ku do të investohej energji publike .Po bëhëmi gjenerator i kaosit politikë dhe institucional për shkak të njerëzve të nivelit të dobët,dhe të korruptuar. Kosova duket se është amputuar me forcë dhe me mjaft sukses nga diskurset publike parimore .Kosova është bërë sikur të ishte e zhvendosur fizikisht në kontinentin e Afrikës , e jo që është në zemer të Evropës. Edhe hapësira mediatike , është kontaminuar me rrena dhe interesa të caktuara të gazetarisë të formës mercenareske, që është duke na goditur fortë nën brez si shtet dhe si komb.Politikat mediatike shumë pak po korrespondojnë më problemet reale të qytetarëve dhe më interesat shtetërore dhe kombëtare.Madje, disave duket se po i pengojnë të arriturat e fundit të shtetit të Kosovës.Konfrontimet e hapura politike dhe mediatike edhe nga pikëpamja ideologjike, po bëhën pengesa më e madhe që Kosova të bëhët pjesë e strukturave relevante të BE-së .Deri kur se…!?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".