
Ka shumë të drejtë publicisti i shquar Hafiz Shala


Eshref Ymeri
Nga Eshref Ymeri
Në numrin e djeshëm (30 shtator 2025) të faqes së internetit të gazetës “Bota Sot” , ishte botuar një analizë tejet interesante, në të cilën, ky publicist, me brymosje të shkëlqyer atdhetarizmi, ka demaskuar paq sulmet e historianit tradhtar Paskal Milo kundër kryeministrit Albin Kurti. Paskal Milua është pjell e diktaturës komuniste. Dihet që diktaturat komuniste, pëveç strukturave kriminale që krijojnë në të gjitha poret e shoqërisë, të mbushura me spiunë dhe informatorë të të gjitha formateve, ato pjellin edhe sërën e historianëve të pamoralshëm, falsifikatorë të të vërtetave të pamohueshme në jetën e një kombi. Prandaj kryetradhtari i kombit shqiptar, me emrin Enver Hoxha, si kryeargat i serbosllavizmit, domosdo që do të përgatiste edhe shërbëtortët e vet, historianët, në mbështetje të tradhtisë së vet.
Njëri nga këta historianë, një servil i regjur ky i përmasave të pështira, si Paskal Milua, ka guximin të sulmojë Kryeministrin Albin Kurti, simbolin e të vetmit udhëheqës me moral të lartë kombëtar dhe të pakorruptuar në historinë e mbarë kombit shqiptar që prej vitit 1912. Në historinë e kombit shqiptar, Dardania, ashtu siç e karakterizon me shumë të drejtë publicisti i shquar shqiptaro-amerikan, miku im i nderuar Hafiz Shala, ka shërbyer gjithmonë si një pritë-kështellë e fuqishme në mbrojtje të atdheut amaë, Shqipërisë Londineze, që nuk resht kurrë të nxjerrë në skenë tradhtarë të kalibrit të kartë, që nga kryetradhtari Enver Hoxha e deri te kryetradhtari Edvin Rama, të cilët, siç e ka vërtetuar koha, kanë përfunduar dhe do të përfundojnë në koshin e mbeturinave. Të kapluar keq nga komplekset e inferioritetit, diktatorët, si avdallë nga mendja që janë, nuk janë në gjendje të kuptojnë se edhe kur janë në majat e pushtetit, fati ua ta taksur për të përfunduar nëpër kosha mbeturinash.
Historiani Paskal Milo, si servil dhe bythëlëpirës i kryediktatorit Rama, është i verbuar nga bardhësia e atleteve këtij të fundit nëpër sallonet Europës dhe prandaj nuk është në gjendje ta kuptojë që nëpër ato sallone bie shumë më tepër në sy faqja e zezë e Ramës në historinë e kombit shqiptar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".