Maloku: Eu Donikë eu! Më shumë ke bë retorikë sonte se sa diplomaci!?

Maloku: Eu Donikë eu! Më shumë ke bë retorikë sonte se sa diplomaci!?
Maloku: Eu Donikë eu! Më shumë ke bë retorikë sonte se sa diplomaci!?

Fadil Maloku

  • 22 October 2025 - 11:46

Nga Fadil Maloku

1. Fjalimi i Donika Gërvallës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga prizmi i komunikimit diplomatik dhe i reflektimit ndërkombëtar, u dëgjua si një paraqitje e dobët dhe sipërfaqësore. Ai u karakterizua më shumë nga reagimi emocional dhe retorika akuzuese, sesa nga paraqitja e një platforme të qartë veprimi, që do të artikulonte synimet strategjike të Kosovës në raport me dialogun, sovranitetin dhe përfshirjen e komuniteteve, në arkitekturën e nisur sovraniste.

2. Në fjalim munguan detajet thelbësore: nuk u paraqit një plan konkret për shtrirjen e sovranitetit në veri, as ndonjë road map i matshëm për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Po ashtu, nuk pati asnjë analizë të hollësishme për pengesat reale që Serbia po i krijon procesit të normalizimit dhe asnjë ofertë konstruktive për bashkëpunim me palët ndërkombëtare. Këto mungesa e bënë fjalimin më shumë si një monolog të brendshëm politik, sesa si një dokument politik me peshë të theksuar ndërkombëtare.

3. Në vend të një qasjeje të balancuar, që do të kombinonte kriticizmin ndaj Serbisë me paraqitjen e vullnetit dhe kapaciteteve të Kosovës për veprim, Gërvalla u përqendrua pothuaj tërësisht në retorikë shterpe. Kështu, fjalimi i saj humbi mundësinë për të artikuluar një mesazh strategjik e gjeopolitk, për të rindërtuar një kredibilitet të ri ndërkombëtar dhe për të pozicionuar Kosovën si aktore të pjekur e të rëndësishme në skenën diplomatike të Ballkanit Perëndimor...

P.S. Kosovës i duhet një diplomaci; efektive, pragmatike e praktike, e jo të ANKOHET për të bëmat e Serbisë! Diplomacisë sonë i mungon një katarsis...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".