Yryshi n’koalicione turpi ju mbuloftë!
Florim Zeqa
Shkruan: Florim Zeqa
Janë të njëjtit që i lanë qytetarët një vit pa institucione, pa Kuvend e pa qeveri funksionale, e tani në komuna po bashkëpunojnë kinse për nevojat e tyre, thaujse politika në nivel qendror nuk bëhet për të njëjtët qytetarë! Kjo klasë politike, pushtet dhe opozitë, të cilët nuk arriten ta gjejnë një kompromis në nivel qendror, po përqafohen n’parapanicë të njëri-tjetrit në pushtetin komunal për të “mirën” e vendit!
Qytetarët janë lodhur me këtë klasë politike
Dështimi për formimin e ‘Qeverisë Kurti 3’ në radhë të parë ishte rezultat i mungesës së bashkëpunimit politik, produkt i egove dhe inateve personale të liderëve partiak dhe aspak lodhje e deputetëve nga mospuna 6 mujore!
Të lodhur dhe të zhgënjyer janë qytetarët në këtë klasë politike, pushtet dhe opozitë, të cilët nuk arriten ta gjejnë një kompromis për të mirën e vendit!
Qytetarët janë lodhur me këtë klasë kusarësh politik që luajnë bixhoz me fatin e shtetit dhe ndjenjat e qytetarëve!
Ky dështim mund të jetë fundi i një epoke, e për më tepër se kaq mund të jetë fillimi i theqafjes se re politike, prej së cilës do të dëmtohen rëndë qytetarët dhe do të rrezikohet seriozisht e ardhmja prosperuese e shtetit!
Ndryshe, do të ishim me fat, sikur kjo të ishte një strategji e qëllimshme për të forcuar pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare!
Refreshi politik nuk bëhet me parti të konsumuara
Shikoni, secili po ‘lidhet’ me secilin varësisht prej pazareve politike!
Po arsyetohen në këtë mënyrë: “Komunat janë nivel tjetër i qeverisjes”!
Shikoni sa paturpërisht sillen para qytetarëve bllokuesit e shtetit!
Po, këta bëjnë gjithçka me këtë popull të mjerë, të shndërruar në robër të bandave partiake!
Këto banda partiake e ndajnë si të don tallin e pushtetit pa i pyetur fare ata që ua dhanë votën!
Mjafton ta shikoni logjikën politike të këtyre bandave partiake dhe bossëve të tyre.
Përderisa deri dje për qeverisjen qendrore bandat partiake ishin të ndara dhe të përqara, të armiqësuara deri në kulmin e vëllavrasjes, kurse tani për nivel lokal sillen sikur janë bashkëpunuese mes tyre “për të mirën e qytetarit”!
Janë të njëjtit që i lanë qytetarët një vit pa institucione, pa Kuvend dhe pa qeveri funksionale, e tani në komuna po bashkëpunojnë kinse për nevojat e tyre, thaujse politika në nivel qendror nuk bëhet për të njëjtët qytetarë!
Kaq të poshtër, pervers dhe antikombëtar janë liderët partiak!
Vetëm mjerëzit me dy fytyra veprojnë me standarde të dyfishta!
Këta lideruca dhe këto banda partiake i bashkon dhe i ndan interesi personal!
Shtetin dhe qytetarët nuk i kanë në fokusin e politik-bërjes!
Ata që për afro një vit e mbajtën peng vendin shkaku i ambicieve personale, që i ndanë dhe i perqanë qytetaret, që i armiqësuan vëllaun me vëlla dhe mikun me mik, tani pa fije turpi yrysh e n’prapanicë të njëri-tjetrit!
Me ju thënë turp është pak këtyre kusarëve politikë!
Prandaj, me këtë konstalacion të forcave politike pa një alternativë të re për qytetarët, zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta prodhojnë përafërsisht të njëjtin rezultat, nuk do t’i sjellin gjë të mirë vendit, do të sjellin më shumë polarizim politik dhe dëmtim të buxhetit të shtetit!
Refreshin demokratik të sistemit politik nuk mund ta bëjë klasa politike që e bllokoj shtetin për afro nëntë muaj, por atë mund të bëjë vetëm një klasë e re dhe e përgjegjshme politike, me njerëz të rinj me energji pozitive, me vullnet dhe dashuri për vendin!
Thënë ndryshe, vetëm Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) është forca dhe garanca e refreshit demokratik për ndryshimit real dhe substancial të vendit tonë. Për shkak se, të gjitha partitë e skenës parlamentare, kush më pak e kush më shumë, të gjitha janë të tejkonsumuara para elektoratit kosovar.
Mjafton t’i shikoni koalicionet për komuna për t’u bindur sa e nevojshme është Alternative Demokratike për ndryshim (ADN)!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
