Parimet e Islamit
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Në Islam gjaku, pasuria, prona, jeta, personaliteti, moraliteti dhe integriteti njerëzor janë shënjtëruar.Njerëzit do të takohen me Zotin dhe do japin llogari për veprimet e punët e tyre.Ruajuni nga marrja e pasurisë së tjetrit në rrugë të pandershme.Mos bëni punë që i urreni vetë dhe ndaloni hakmarrjen.
Ruani Fenë tuaj.
Drejtësia është parimi qënies më të përsosur që është njeriu me moral të lartë. Ky është kusht i pushtetit
Historia na flet se kur nëpërkëmbet drejtësia atëhere bie pushteti.
Parimi Islam na porosit se të jesh i drejtë është edhe dobi,është edhe moral.Individët e arësyeshëm dhe të logjikshëm janë pakicë, Pjekuria morale duhet të jetë në nivel.Binduni parimeve dhe tezave dhe mbroni gjërat e vërteta dhe ato që kanë vlerë. Mbroni krenarinë me justifikime dhe me argumente vertetësie duke luftuar shpifjet,mashtrimet, akuzat dhe presionet e Islamofobëve.Burimet për në të keq e kanë origjinën te përzgjedhja e keqe e elitës së keqe politike, ideatore ,intelektuale dhe nga modestia me nivel të ulët..
Korrupsioni nuk njeh vlera morale, njerëzore, shpirtërore.
Kulti i shënjtë i jokompetencës dhe injorancës rrënojnë shtetin. Demokracia rrezikohet e kërcënohet nga qeverisja e keqe dhe nga krimi e korrupsioni që përdorin cdo mjet për thellimin e hendekut mes të varfërve dhe të pasurve.Epoka moderne, shoqëria e dijeve dhe komunikimit nuk pranon mitizimet, as legjendat, as mendimet e sajuara dhe as dogmat e rrejshme politike.
Gënjeshtrat dhe mashtrimet nuk bindin më askënd
E Drejta politike në Demokraci përfshin të Drejtën e votës, të drejtën shoqërore, atë shtetërore, atë të lirive të njeriut,te drejten e mirëqënies,të ligjit e pronësise,të drejtën për të pasur detyra e pose publike e politike të cilat janë parime të larta të Islamit.
REALITETI ËSHTË I NDËRLIKUAR DHE NË NDRYSHIM TË PANDËRPRERË
E vërteta është e tillë deri kur faktet e reja e hedhin poshtë atë.Ruajuni nga mashtrimi i poltikës dhe nga politikani, ruajuni nga manipulimi kolektiv dhe nga mosmirënjohja që pengojnë ndricimin e rrugës.
Parime Islame janë e vërteta, e drejta,paqja dhe liria për të adhuruar Zotin.
Parimi i Demokracisë buron nga morali, është arësye njerëzore që njerëzit të mosveprojnë spontanisht.Në shoqëritë e paemancipuara dhe të pakulturuara ndodhin gjëra të paparashikuara ku me e cuditshmja është ajo se armiqtë e saj mund të arrijnë të drejtojnë shtetin. Këta njerëz gjykojnë,vlerësojnë,shajnë dhe akuzojnë të keqen që ata i ka pushtuar, këta individë vlerën e ulët të tyre dhe shansin e pushtetit e përdorin për ta helmuar opinionin dhe përdorin maskën etike, fodullëkun,dhe injorancën egoiste të arrogancës
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
