Pse LDK dhe politika në Kosovë kanë rënë në këtë gjëndje mjerane?
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Parimi i politikës dhe politikanëve shqiptarë është: “po rash nga pushteti le të bëhet kijameti”.
Ja këtë po bën edhe Vjosa, që për pushtet shkatërroi LDK-në, tani ka dalë kundër LVV pse ajo nuk e rikandidoi për Presidente; këtë po bën edhe me postin e Presidentit, gjithfarë manovrash e marrëveshjesh që dëmtojnë imazhin e Kosovës.Këtë ka disa vite që po e bën edhe opozita politike që pse iu prek interesi i pushtetit po e mbajnë dhe po shkaktojnë kriza; dhe po ashtu edhe Kurti për interes pushteti nuk pranon asnjë marrëveshje dhe konsensus politik.
Patriotizmi i politikanëve shqiptarë është zero dhe në shumë raste poshtë saj.
LDK nuk ka se cfarë i duhet Kosovës, edhe po të shkrihet krejtësisht si forcë politike. Ajo më shumë është transformuar në një patericë politike, servile dhe pa bosht politik.Atë e shfrytëzoi dhe e dërrmoi Isa Mustafa por shkelmimin dërrmues ia dhe mjeshtrja Vjosa Osmani, prej së cilës i erdhi tkurrja LDK-së dhe që rënien LDK-së ia dha edhe Lumiri.Mos të mendojë ndokush se LDK-në do ta ngre “rugovizmi”ajo që quhet kështu prej antarësisë së vjetër të saj, pasi kjo i përket kohës së shkuar. Brezi i ri sot shikon të tashen, shikon interesin dhe jo ishideologjitë dhe fanatizmin politik të së shkuarës.
Antarësia e LDK-së është e tradhëtuar nga kjo farë elite që e ka kapur LDK-në, ata i shohin mirë akrobacitë politike të lidershipit ldk-ist dhe të Vjosa Osmanit.
Këtyre nuk i interson fare se kush ishte Rugova , ashtu sikurse as që u intereson fare interesi partiak e kombëtar. Ata të dy janë në gjëndje që brënda ditësh të ndryshojnë politikë, ngjyrim dhe pabesitë ndaj antarësisë dhe votuesve.Vjosa dërrmoi LDK-në dhe e shfrytëzoi LVV-në për karrierën e politike të saj, dhe pastaj e shfrytëzoi postin e presidentit, që në minutat e fundit u kujtua për amendamentet e zgjedhjes së Presidentit nga populli kur e pa se pakkush e mbështeste atë për një mandate të dytë, dhe nuk u kujtua për këtë amendamentet për 5 vite kur ajo ishte Presidente.Ajo tani me ngutësi verbale prej inatqoreje deklaroi shpërndarjen e parlamentit pa pritur vendimin apo opinionin e Gjykatës Kushtetuese, duke u bërë kështu aleate politike e opozitës dhe e partive të pakicave kombëtare.
LDK-ja e mbetur pretendon se është Parti e Djathtë, mirëpo si spjegohet LDK e ftoi kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë më heret me rastin e 25 vjetorit të clirimit të Kosovës , kur Edi Rama në vitin 2013 në vizitën e tij të parë si kryeministër në Prishtinë dhe e injoroi tërësisht presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Injoroi LDK-në dhe kryetarin e saj.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
