HIPOKRIZIA KA EMËR: DEPUTETËT E PARLAMENTIT TË KOSOVËS!..
Ismail Muçiqi
Shkruan Ismail Muçiqi
Liderët e partive politike, bashkë me deputetët e Parlamentit, për nder të Epopesë së UÇK-së vrapuan tek varrezat e Jasharëve, duke derdhur lot krokodili për “dhimbjen e madhe” që kinse kishin ndaj ish-komandantit të UÇK-së dhe familjes së tij. Këta hipokritë vrapuan se kush po mbërrin i pari tek varrezat e Jasharëve: dikush duke u përkulur me bashkëpunëtorë e partiakë, dikush duke rënë në gjunjë pranë varrit të Adem Jasharit, dikush duke i thurur vargje, dikush elegji e dikush poema. Por, për fat të keq, këta politikanë hipokritë nuk i treguan Adem Jasharit se për më shumë se një vit i kanë bllokuar institucionet e shtetit të pavarur të Kosovës, për të cilin dhanë jetën 56 anëtarë të familjes Jashari.
Këta nuk i treguan Adem Jasharit se për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës erdhën tek varri i tij pa i treguar se u nisën nga Parlamenti i Republikës së Kosovës pa e zgjedhur Presidentin e Republikës. Ata e gënjyen Adem Jasharin duke iu përkulur, pa i treguar se Kosova është në krizë mu për shkak të këtyre politikanëve, të cilët që nga paslufta po e mbajnë peng shtetin. Këta nuk i treguan Adem Jasharit, por e gënjyen, edhe një numër i bashkëluftëtarëve të tij të cilët kanë marrë grada të larta ushtarake, deri tek gjeneralë, deputetë, kryetarë komunash e çka jo tjetër, të cilët janë pasuruar pas lufte; shumica prej tyre janë bërë milionerë e ndoshta edhe miliarderë. Po ashtu, një numër prej këtyre që tani po lëvizin pranë varrit të komandantit janë pasuruar aq shumë sa kanë vështirësi t’i menaxhojnë pronat. Kjo është gjendja e mjerueshme që e solli politika, e cila e ka marrë peng fatin e Kosovës. Nuk ka dyshim se gjatë rrjedhave të historisë së Shqiptarëve, politikanët dhe njerëzit e padenjë, pa integritet, të padijshëm, të korruptuar dhe të liruar nga ndjenjat patriotike, i kanë shkaktuar dëme të pariparueshme popullit në të gjitha trevat Shqiptare. Fati i sigurisë globale është në pikëpyetje dhe në udhëkryq; askush nuk e di se çfarë do të sjellë e nesërmja. Deputetët e Parlamentit të Kosovës po tallen me ndjenjat e popullit, duke shpenzuar miliona e miliona para të taksapaguesve dhe duke e çuar vendin katër herë në zgjedhje gjatë një viti. Shqiptarët janë të përçarë gjithandej, duke luftuar për pushtet, për privilegje, për ego dhe për karrierë, me një fjalë duke luajtur me fatin e popullit dhe të shtetit. Mjerisht, kjo plejadë që ka hyrë në politikë aksidentalisht është fatkeqësia më e madhe që po i ndodh popullit të Kosovës. Nuk ka dyshim se këtij zjarri dhe këtij kaosi po i fryn dhe po i ndihmon edhe Edi Rama, të cilin autori e cilëson si një nga kundërshtarët më të mëdhenj të interesave Shqiptare. Sipas këtij vlerësimi, ai Shqipërinë e ka shndërruar në një shtet të krimit, të korrupsionit dhe të kanabisit, ku droga dhe prostitucioni kanë arritur në majat e piramidës. Edi Rama, sipas këtij qëndrimi, ka punuar kundër Kosovës dhe kundër Qeverisë së tanishme, duke lobuar edhe në institucionet e Bashkimit Evropian për t’ia vendosur sanksione Kosovës. Tani, i njëjti po punon bashkë me shërbimet e tij dhe me disa këshilltarë, të cilët populli i Kosovës i ka përbuzur dhe braktisur që moti, për t’i përçarë Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin. Këta janë hipokritët që po e mbajnë në tension popullin dhe po e shkatërrojnë të ardhmen e shtetit të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
