A po rrenohet miti i dorëheqjës?

A po rrenohet miti i dorëheqjës?
A po rrenohet miti i dorëheqjës?

Skender Mulliqi

  • 13 November 2025 - 08:42

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Duhet të vazhdohet më dorëheqje për shkak të situatës së keqe të krijuar politike dhe humbjës në zgjedhjet qendrore dhe në ato locale të Lumir Abdigjikut të LDK,si një rrahagjokës pa kaqik. Kryetarë partishë po drejtojnë partinë e tyre politike si një pronë private , duke përjashtuar çdo zë kritik e kunder , edhe pse kan dalë humbës në zgjedhje që shumë kohë…

Me në fund pamë një dorëheqje në jetën politike të Kosovës.U dorëheq nga posti i kryetarit të PDK, Memli Krasniqi.Dorëheqja është akti më i lartë moral dhe demokratik.Ne terminologjinë politike akti I dorëheqjes është akt politik, civil dhe institucional .Është një formë e bashkimit midis përgjegjësisë individuale dhe përgjegjësisë publike zyrtare .Të disa dorëheqja apo shumë prej tyre bëhët nën trysnin e strukuturave të larta politike të një partie, por megjithatë nuk konsiderohet shkarkim.Shpesh dorëheqjët pasojnë pas një dështimi politikë të madh, siq janë edhe humbjet në zgjedhjeve.Kur ndëgjova dhe pashë dorëheqjen e Memli Krasnqit , mu kujtua fakti së unë për vetën time kam harruar kur dikush I profilit të lartë politikë në Kosovë ka dhënë dorëheqje .Dorëheqja konsiderohet e zakonshme në sistemin shumë partiak pluralist demokratik.Njerëzit tanë të politikë sikur e kan përjashtuar më logjikën e tyre autoritariste aktin e dorëheqjës , që bëhët kryesisht për tu lëshuar rrugë proceseve për së mbari.Ne PDK kohën e fundit u theksuan klanet e më të fortëve të luftës , të cilët edhe kan ndikuar në politikat e partisë, duke e qitur shumë në margjina vendimarrëse kryetarin e PDK,Memli Krasniqin.Ne pyetje sigurishte janë interesat përsonale dhe klanore .Nuk ka fisnikëri në humbje, ndonëse jemi një shoqëri ku humbja është në çdo skaj.PDK-ja duhet pranuar së është humbëse e zgjedhjeve locale si parti kryesore opozitare .Dhe, duhet pranuar faktin së u krijua një klimë acaruese zgjedhore më turbulenca të mëdha si mbrenda ashtu edhe ndërmjet subjekteve kryesore politike .Opozita më do kusht u mundua ta qesë në margjina politike LVV si fituese e zgjedhjeve nacionale , duke bërë osptrukcione jo parimore për mos formim të organeve të reja të shtetit.Kjo shihet së ju shkojë huq, dhe ju kthye si bumernag më këto zgjedhje locale edhe pse fituan disa komuna të rëndësishme , por i fituan së shkuan në bllokë kunder LVV.Nuk bënë askush nga jeta politike për të vënë vetën mbi shtetin dhe kombin.Kjo kategori e politikanve heret apo vonë dalin humbësit më të mëdhenj.Të tilla, dorëdeqje si kjo e Memli Kraniqit ndodhin shpesh edhe ne shtetet më demokraci të zhvilluar në Evropë.Mbajë në mend dorëheqjën aktive të ish kryeministrit Italian, Romano Prodi, apo të kancelarit gjerman Shreder , dorëheqjen e ideatorit të bashkimit të dy gjermanive, Helmit Kohl, ish kryeminstrit grek, Karamanlis etj. Edhe pse nuk mund të bëhët një krahasim i tillë më dorheqjën e Memlit shumë të vogël në politikë.Duhet të vazhdohet më dorëhqje për shkak të situatës së keqe të krijuar politike dhe humbjës në zgjedhjet qendrore dhe në ato locale të Lumir Abdigjikut të LDK,si një rrahagjokës pa kaqik. Kryetarë partishë po drejtojnë partinë e tyre politike si një pronë private , duke përjashtuar qdo zë kritik e kunder , edhe pse kan dalë humbës në zgjedhje që shumë kohë.Ne demokraci nuk lejohet që partia të identifikohet vetëm më një njeri.Ne Kosovë kemi politikanë që kan siguruar pushtet apsolut, politikanë të lidhur me anët e errëta të shoqërisë , grupe informale deri edhe kriminale , në shkëmbim të mbështetjës për çdo palë të zgjedhjeve.Duhet më në fund të pushon praktika së ai që dorëhiqet të ngritet edhe më lartë në poste publice.Kjo bëhët kur vjen dita që kjo praktikë të ndryshojë, kur dorëheqja të ketë të njëjtën vlerë përgjegjësie , kur politika të mos trajtohet si qëllim në vetvete, por mision qytetarë ndaj shoqërisë.Kur të kuptohet misioni i dorëheqjës të ndonjë zyrtari të lartë partiak apo shtetëror, mund të llogaritet së do të kemi prosperitet të gjithmbarshem, dhe do të bëhemi pjesë e Evropës së Bashkuar.Dorëheqja e Krasniqit të PDK-së, do të duhej të jetë mësim për të gjithë bartësit e jetës shoqërore dhe politike në Kosovë…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".