Materialimi dhe antivlerat kërcënojnë moralin dhe modernitetin njerëzor

Materialimi dhe antivlerat kërcënojnë moralin dhe modernitetin njerëzor
Materialimi dhe antivlerat kërcënojnë moralin dhe modernitetin njerëzor

Skender Kapiti

  • 17 November 2025 - 07:07

Nga Skënder Sadri KAPITI      

Antivlerat janë bërë parime globale që shthurin moralin,mendimet dhe sjelljet njerëzore.Materializmi i egër po shkatërron burmet, kapacitetet, mundësitë dhe aftësitë e planetit.

U takon dijetarëve të vërtetë e të guximshëm, të gjithë intelektualëve që me guxim dhe me arësye të pastër të mbrojnë të vërtetën nga injoranca e forcuar me para,dhe me pushtet.

Injoranca në Kosovë është bërë kërcënim për personalitetin dhe legjimitetit , mjerisht shumë më dëmshëm se armiku kombëtar.Injoranca në Kosovë mundohet që të imponojë deri dhe në mënyrën se cfarë duhet dhe si duhet të besojnë shqiptarët atje dhe në cfarë duhet të binden njerëzit.Në Kosovë kanë shpërthyer liritë negative, smira, egoizmi,xhelozia, mashtrimi, korrupsioni dhe tradhtia.

Në Kosovë lexojnë pak dhe filozofon shumë paaftësia dhe jokompetenca.

Flasin shumë profesorë të padijes, klerikët injorantë dhe intelektualët djallëzorë që ngatërrojnë e përcajnë. Është parim antivlere shitblerja e vullnetit demokratik politikës, nderit, aftësisë, autoritetit, i servilizmit, i bindjes së nënshrimit, blerjes së drejtësisë.

Vlera e Ligjit dhe korrpsioni e paraja jane bere bashke dhe po e sundojnë demokracinë,shtetin, pushtetin,politikën dhe qeveritë.Moderniteti teknologjik po keqpërdor teknologjinë në dëm të shoqërisë, janë okupuar virtutet nga antivlerat që publikut i araqiten  si  vlera., demokracia është bërë materialiste spekulative dhe mashtruese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".