Kur çështjet politizohen tepër humbet arsyeja dhe racionaliteti

Kur çështjet politizohen tepër humbet arsyeja dhe racionaliteti
Kur çështjet politizohen tepër humbet arsyeja dhe racionaliteti

Xhevat Meha

  • 27 November 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Përcaktimi nga Presidentja i datës 28 dhjetor, dhe jo i datës 21 dhjetor, për votimet e ardhshme u pa nga shumëkush si anues ndaj VV-së. Kur çështjet politizohen tepër, humbet arsyeja dhe racionaliteti, dhe në këto raste cënohen interesat e dikujt.

 

-Pozicionimet për datën 21 dhjetor nga partitë ish-opozitare dhe pozicionimi i VV-së për datën 28 dhjetor ishin vazhdim i një lufte politike pa parime, sidomos pas përfundimit të votimeve të shkurtit 2025.

Nëse shihet nga prizmi i mos-politizimit, që është më racional, interesi i bashkatdhetarëve për të votuar është më i larti; të gjithë faktorët e tjerë nuk kanë peshë të madhe në përcaktimin e njërës apo tjetrës datë. Pa dyshim që bashkatdhetarëve më së shumti u përshtatet data 28 sesa data 21. Presidentja ka marrë parasysh pikërisht këtë interes të bashkatdhetarëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".