
Lexoni edhe:
Një subjekt politik duhet të ketë guximin për t’u përballur me kundërshtarët politikë
Shkruan: ANALISTI-Isuf Bajraktari
Albin Kurti po përpiqet ta paraqesë ftohjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara si qëndrim parimor për sovranitet. Kjo është një narrativë e rreme dhe e rrezikshme. Sovraniteti i Kosovës nuk është ndërtuar kundër Amerikës, por falë saj. Pesë vite qeverisje pa asnjë vizitë zyrtare në Uashington nuk janë rastësi diplomatike, por izolim politik. Aleanca strategjike me SHBA-në nuk mbahet me retorikë për konsum të brendshëm, por me besim, koordinim dhe respekt. Kur këto mungojnë, përgjegjësia është politike dhe personale.
Një subjekt politik duhet të ketë guximin për t’u përballur me kundërshtarët politikë
Lexoni edhe:
-Veprimet kundër strukturave ilegale në veri janë të domosdoshme, por mënyra e njëanshme dhe konfrontuese e Kurtit e ka shndërruar një kauzë të drejtë në krizë diplomatike. Zbatimi i ligjit nuk kërkon spektakël dhe as demonstrim force për duartrokitje, por maturi dhe bashkëpunim me aleatët strategjikë. Kurti po e ngatërron qëllimisht guximin me kokëfortësinë. Retorika nacionaliste, e mbështjellë me ligjërime për gjenocid dhe padrejtësi historike, shërben për mobilizim populist, jo për shtetndërtim.
Amerika i njeh krimet e Serbisë më mirë se kushdo tjetër. T’i ligjërosh aleatit për histori është fyerje politike, jo argument. Kosova nuk ka luksin të eksperimentojë me aleancën që e shpëtoi. Një shtet i vogël nuk i teston nervat e fuqisë që garanton sigurinë e tij. Kjo nuk është guxim politik, është aventurizëm i rrezikshëm.
Nëse ky kurs vazhdon, kostoja nuk do të jetë personale për Kurtin, por shtetërore për Kosovën. Aleancat nuk humben brenda natës, por dëmtohen gradualisht dhe, kur kuptohet gabimi, shpesh është vonë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".