
Lexoni edhe:
Mekuli: Fitorja e Vetëvendosjes flet për një komb që ka vendosur t'i vë dryrin politikës së korrupsionit
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Politikanët gjerman e kanë një shprehje shumë interesante, ata thonë : "Shumica nuk është gjithmonë e vërteta por e vërtetë është se shumica vendos." Ky rezultat që e ka marrë VV në këto zgjedhje është një rezultat që as ata vetë nuk e kanë pritë,mirpo ky vendim i popullit të Kosovës duhet të respektohët dhe VV në katër vitet e ardhshme do të qeverisë më Republikën e Kosovës.
-Ky rezultat që e ka arritë VV, është përgjegjësi dhe ata duhet ta ulin kokën dhe të bëhen përgjegjës për qeverisjën në katër vitet e ardhshme. Kjo fitore nënkupton ndëshkimin që i ka dhënë populli opozitës por përkunder kësaj prapë bashkëpunimi i VV me opozitën duhët të bëhet në mënyrë normale .Pra,në mënyrë që ti kthehët normaliteti politik Republikës së Kosovës. Duhet ti kthehët normaliteti se më këtë fitore VV ka vetëm votat që ta bëjnë konstituimin e Parlamentit dhe të Qeverisë por jo edhe zgjedhjen e Presidentit si dhe realizimin e shumë projekteve ndërkombëtare që kërkojnë dy të tretat e votave të Parlamentit të Republikës se Kosovës. Bashkëpunimi me partitë opozitare duhët të jetë bashkëpunim institucional.
Unë mendoj se sikur ta kishte ndonjë këshilltar të mençur Albin Kurti ai do ti propozonte që përkunder rezultatit që ka arritë ai ta bëj një koalicion me njëren nga dy partitë, të dytën apo të tretën që të kënë mundësinë ti kenë edhe votat për zgjedhjën e Presidentit .Kjo është e vështirë të ndodh për faktin se partitë tona shqiptare në të shumtën e rasteve më tepër e duan pushtetin se sa shtetin.Por një koalicion i tillë do ta arrinte një stabilitet qeverises si dhe do ta shpëtonte Albin Kurtin nga marrja e pergjegjësisë personale të shumë vendimeve në bashkëpunim me Amerikën dhe Evropën që do të mirren për Republikën e Kosovës në këto katër vite të ardhshme, e që ndonjëri nga këto vendime nuk do te jetë edhe shumë popullor.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".