Veproni sikurse delegatët e Kuvendit të Kosovës më 2 Korrik 1990
Florim Zeqa
Shkruan: Florim Zeqa
Thirrje delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së:
Veproni sikurse delegatët e Kuvendit të Kosovës më 2 Korrik 1990
Edhe pse 36 vite nga ajo kohë e largët e pushtimit të Kosovës nga Serbia, LDK-ja ndodhet në situatën e njëjtë, të kapjes dhe uzurpimit nga klanet dhe grupet e interesit, nga lakmitarët dhe yryshnikët e pushtetit, nga matrapazët dhe mercenarët e të gjitha llojeve dhe ngjyrave.
Kuvend historik për ngritjen e partisë
Duke qenë se jam i pari që e kam bërë publike kandidaturën time për kryetar të LDK-së në fillim të këtij viti (më 2 janar të 2026), e kam të drejtën e arsyetimit të kërkesës time në mënyrë publike para opinionit kosovar dhe elektoratit rugovian në veçanti.
Unë, Florim Zeqa jam anëtarë i LDK-së nga themelimi i saj.
Libreza e LDK-së është e para dhe e vetmja partiake e jetës time. Edhe pse ka qenë i vështirë refuzimi i librezës së LKJ-së, falë këshillave dhe rekomandimeve të babait tim të ndjerë, Halilit, kam arritur që të mbetem i virgjër në aspektin partiak deri në lindjen e subjektit të parë politik shqiptarë në hapësirat ballkanike.
Kyqjen time në LDK, e kam kuptuar si lëvizje politike për çlirim nga pushtuesit serbë e jo si parti politike, pasi në fakt e tillë ka qenë!
Pas hudhjes së librezave partiake të LKJ-së, 99 % e popullatës shqiptare të Kosovës u renditen në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e kthyer atë në lëizjen më të fuqishme post-komuniste në Ballkan.
Sikurse 36 vite më parë, edhe tani jam i gatshëm që kontributim tim për ringritjen e LDK-së ta bëjë në mënyrë vullnetare pa llogaritur në asnjë përfitim material dhe asnjë privilegj pushteti!
Ndjehem i lumtur dhe krenarë që nga ajo kohë e deri më sot nuk kam përfituar asgjë prej LDK-së dhe as shtetit të Kosovës, por kam dhënë gjithçka që kam pasur dhe ditur për të mirën e shtetit dhe qytetarëve (mërgimtarëve) të Kosovës.
Të njëjtën gjë e kam bërë edhe në emigrim pas largimit të detyrueshëm në vitin 1995.
Për të mos i përsëritur gjërat, ju ftoj që ta hapni linkun në të cilin gjendet biografia ime. https://www.zemrashqiptare.net/news/69792/florim-zeqa-kandidoj-per-kryetar-te-ldk-se.html
Me mburrje dhe krenari e themë se, kontributi im është modest në krahasim me kontributin familjarë për LDK-në!
Edhe pse kemi kontribuar, kemi sakrifikuar dhe rrezikuar jashtëzakonisht shumë për LDK-në, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, nuk e kemi pasur asnjë satisfaksion moral dhe as material prej saj dhe as prej shtetit!
Kandidatura ime është treni i fundit për shpëtimin e LDK-së!
Të kandidosh për kryetar të LDK-së pa qenë fare pjesë e strukturave partiake, është pak më të tepër se sfidë politike!
Mirëpo, këtë e bëra duke u bazuar në kontributin 36 vjeçar, pastërtinë time personale dhe familjare, e mbi të gjitha nga dëshira e madhe dhe nevoja imediate për ta shpëtuar LDK-në nga katandisja përfundimtare!
Kandidatura ime është treni i fundit për shpëtimin e LDK-së!
Jam i paanshëm dhe i pandikuar nga klanet dhe grupet e interesit që e kanë vërshuar partinë.
Kandidatura ime është thirrje dhe kushtrim për të gjithë veprimtarët dhe themeltarët, për të gjithë ata që i qëndruan besnik LDK-së, por është thirrje edhe për të gjithë ata që u detyruan në largohen prej saj në forma të ndryshme!
Është thirrje për elektoratin pasiv të LDK-së (rreth 57 % e elektoratit kosovar) i cili po i bojkoton zgjedhjet shkaku i katandisjes së vlerave rugoviane në këtë subjekt politik, porqë nuk e pranon që vota e tij të shkojë diku tjetër!
Thirrje Këshillit të Përgjithshëm dhe delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së
Të dashur bashkëpartiakë, edhe përkundër kundërthënjëve në pikëpamje politike, besoj në qëllimin e përbashkët për ringritjen e LDK-së!
Ju ftojë të gjithëve pa dallime konceptuale, pa paragjykime dhe pa inate personale apo grupore, për të mirën e LDK-së dhe shtetit të Kosovës në veçanti, që t’i tejkaloni barrierat statuare që e pengojnë kandidaturën time!
Vetëm në këtë mënyrë mund t’i thoni JO ndarjeve dhe përçarjeve të brenshme si rezultat i shumë grupeve të interesit që veprojnë për shkatërrimin e LDK-së!
Mbështetja për kandidaturën time është forcë vepruese për fuqizimin e LDK-së dhe kthimin e shpejtë në ‘Zonjë’ të skenës politike kosovare siq e dëshirojmë të gjithë.
Andaj, të dashur delegat, e keni rastin historik që në Kuvendin Zgjedhor, fillimisht ta propozoni kandidaturën time (Florim Zeqa) për kryetar dhe mbështetni me votë!
Me këtë veprim do të hyni në historinë e LDK-së ashtu siq hynë delegatë e Kuvendit të Kosovës më 2 Korrik 1990!
Vota juaj për kandidaturën time për kryetar të LDK-së është votë për çlirimin nga klanet dhe grupet e interesit, nga uzurpatorët, matrapazët dhe mercenarët politikë të instaluar në ‘Kalanë Rugoviane’!
Veproni si të doni, por një gjë mos e harroni, çelësi i ringritjes së LDK-së është në dorën time!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
