Shqiptarët janë  historikisht  aleat të Botës Perëndimore

Shqiptarët janë  historikisht  aleat të Botës Perëndimore
Shqiptarët janë  historikisht  aleat të Botës Perëndimore

Skender Mulliqi

  • 17 January 2026 - 12:15

Me  disa shtete të Evropës kemi lidhje historike të mira , e me disa më pak .Por, lidhjet  e shiptarëve kan qenë të forta më Amerikën nga koha e presidentit Vilson, e deri më tash…

Nga Skënder MULLIQI

 Për shumë vite pamë përulësi politike ndaj atyre ndërkombëtarve të cilët vizitonin Kosovën për çfardo arsye e vemqas kur bëhët fjalë për dialogun më Serbinë,Kjo vlenë për pushtetet e kaluara të cilët për ti mbuluar dështimet politike dhe ekonomike ne vend, preferuan besnikëri të pakushtëzuar.Dhe, këtë servilitet  u përpoqën ta  shfrytëzojnë në bisedime më Serbinë,  zyrtarët e lartë të BE-së,  si Borell dhe Lajqak duke anuar kah Serbia.Madje një kohë  u rrezikua nga  pamenquria politike   sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosoves,  per ndarje apo shkëmbime territoriale. E  gjithë menquria politike dhe besnikëria e politikanve tanë konsistoj në këtë akt, duke i dhënë hapësirë për dominim politik  në dialog kriminelit të luftës , Aleksander Vuqiq.Duhet pasur njohuri së si bëhët bashkëpunimi  më ndërkombëtarët .Njerëz që  dinë  pak për atë për të cilën po flasin dhe nuk kuptojnë , ndërhyjnë nga themelet për të treguar përulësinë e tyre.Është bërë tashmë bajate retorika e disa politikanëve tanë  për “orjentim properëndimor të Kosovës”, kur dihet tashmë orjentimi ynë i kahmotshëm  së kënd e kemi mik dhe kënd e kemi armik në këtë botë të trazuar.Miqët tanë evropian dhe Amerika na dolën zot në luftë dhe po na dalin zot  edhe në paqe.Ne, qe nuk  po ndërtojmë shtet ashtu siq edhe është menduar pas luftës, askend nuk mund të fajësojmë veq veten.Skena politike  gadi gjithmonë ishte e ndarë dhe përqarë  për çështje madhore të shtëtndërtimit dhe mirëqenjës .Termi “ pro perëndimor “ sidomos kohën e fundit u përdorë nga opozita për të mbuluar paqendrushmërinë e tyre politike, dhe ishte politikë manipuluese, duke thënë se LVV e Albn Kurtit qenka gjoja antiamerikane.Me narrativa të tilla politike  nuk fitohet pushteti .Duhet të jemi properëndimor më vepra e jo më fjalë.Të jesh properëndimor duhet luftuar më ngulm  korrupcioni , krimi i organizuar dhe dukuritë tjera devijante në shoqëri .Nuk thëm së nuk është bërë asgjë , por që kemi pasur mundësi të kemi shumë herë të arritura më të mëdha sikur të ishte punuar me mirë  kjo është e vërtetë.Me  disa shtete të Evropës kemi lidhje historike të mira , e me disa më pak .Por, lidhjet  e shiptarëve kan qenë të forta më Amerikën nga koha e presidentit Vilson, e deri më tash.Këto lidhje duhet të vazhdohen, se pa aleat të fortë siq është Amerika vështirë do të mbijetonin  disa shtete në Evropë dhe  në Ballkan, kështu edhe Kosova.Boshti sllavo ortodoks gjithmonë ka qenë për pushtimin e tokave të huaja siq po tenton edhe sot, Rusia ne Evropë dhe Serbia në Ballkan.Dhe, ky është argument për ndikimin keqdashës të Rusisë autoritare të Vladimir Putinit.Kushdo që ka njohuri bazë rreth demokracisë dhe vlerave qytetëruese rreshtohet përkrah Botës Perëndimore .Rusia dhe Serbia po krijojnë një rremujë politike , ekonomike , ushtarake dhe qyteterëuse e cila po bëhët pasiguri dhe kërcënim planetar. Planet hegjemoniste ruso -serbomëdha nuk po shuhen si absurditet  për këtë fillim shekull.Amerika po vendos demokracinë dhe lirinë në vendet e shtypura, që dallon katërcipërishtë nga politikat hegjemoniste ruse dhe serbe.Nuk është nënshtruese të kesh miq në botë siq kan shqiptarët, kjo është mburrje, por natyrishtë së kjo miqësi nuk duhet keqpërdor me fraza boshe për të mbetur sa më gjatë në pushtet.Shqiptarët kan qenë dhe janë në anën e duhur të historisë dhe kështu duhet të mbetet për jetë e mot…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".