Kapiti: Ja pse shumica e shqiptarëve të Kosovës janë muslimanë?

Kapiti: Ja pse shumica e shqiptarëve të Kosovës janë muslimanë?
Kapiti: Ja pse shumica e shqiptarëve të Kosovës janë muslimanë?

Skender Kapiti

  • 23 January 2026 - 13:28

Nga Skënder Sadri KAPITI

Kundër Islamofobëve dhe ndonjë Gazete të tillë në Kosovë po u bëj këtë pyetje se: dy aleatët kryesorë SHBA në krye të NATO-s dhe si shteti kampion i lirisë së besimit fetar dhe të lirive e të drejtave universale të njeriut së bashku me aleatin e saj të përhershëm Britaninë e Madhe  e cliruan Kosovën pa  ndonjë kusht që  shqiptarët të largoheshin  nga Feja Islame, pavarësisht se ata e dinin shumë mirë që Kosova kryesisht është e besimit Islam gjë të cilën e ka deklaruar Presidenti  Klinton në Ditën e fillimit të bombardimit të Serbisë, dhe po kështu ishte po presidenti amerikan Bush që njohu i pari në botë Pavarësinë e Kosovës.

Kosova me shumicë muslimane është sot shteti më proamerikan në Botë.

Islamofobët shqipfolës jo muslimanë dhe disa të tillë e emra muslimanë  kanë shqetësim faktin se atyre me pavarësinë e Kosovës iu prishën privilegjet, kryshqitë dhe miqësirat me ishkolonizatorin, dhe tani duan të duken si proamerikanë e perendimorë.  Këta urrejnë patriotizmin dhe kontributin e shumicës muslimanë shqiptare të Kosovës për liri e pavarësi të Kosovës, disa na dalin si fanatikë të politikës paqësore të Rugovës të politikës që nuk të conte  në zgjidhjen e cështjes shqiptare, por si përshtatje  ndaj Beogradit në politikën e tij hipokrite e djallëzore me demek properendimore në rrethanat e reja të triumfit të ideologjisë amerikane të lirive e të drejtave të njeriut mbi ideologjinë komuniste lindore.

Pse shumica e shqiptarëve të Kosovës janë muslimanë?

Shumica e shqiptarëve janë muslimanë sepse: pushtimi Osman i Ballkanit nuk gjeti te shqiptarët as shkolla e as alfabet e gjuhë shqipe të shkruar; nuk gjeti as liturgji fetare në gjuhën shqipe por në gjuhë latine, greke e sllavo-serbe, kisha e të cilëve sillte kulturë dhe gjuhë sllavo-helene dhe latine.

Ardhja dhe pushtimi Osman  i Ballkani i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi.Pushtimi osman i Ballkanit dëmtoi dhe pushtoi perandoritë bizantine, serbe e bullgare pasi shqiptarët nuk kishin as dinasti dhe as mbretëri të tyre por ishin vasalë herë të Bizantit, herë të Venedikut, Napolit, bullgarëve dhe serbëve. Kosova në Mesjetë kishte mbi 200 vite nën sundimin serb, dhe clirimi i Kosovës nga dinastia serbe e Brankovicëve i dha fund përpjekjeve serbe për asimilimin e shqiptarëve atje, pasi Serbia që në Mesjetë ka pasur program e  qëllim të tillë.

Shqiptarët u konvertuan në Muslimanë sepse ata ndjeheshin më mirë në perandorinë osmane se sa në  perandorinë kristiane Bizantine e sllave ku shqiptarëve u imponohej shkombërtarizimi dhe asimilimi ashtu sikurse që ndodhi edhe në shekullin e 19 dhe në fillim të shekullit 20-të me shqiptarët kristian në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni e Greqi.

Atë se cfarë u ka bërë shqiptarëve të liga dhe genocid të drejtpërdrejtë bota e krishterë sllavo-helene me dakordësinë e kristianizmit europiano-perendimor për  50-60 vite nuk ua ka bërë Perandoria Osmane për 5 shekuj. Këtë e kanë pranuar edhe vetë perendimi:  dijetarë dhe historianë europianë. Në Kosovë flitet dhe propagandohet nga disa Islamofobë se Islami u ka bërë dëm shqiptarëve, se osmanët i kanë konvertuar me dhunë shqiptarët. Por kjo nuk është e vërtetë por është ideologji sllavo-komuniste sepse nuk janë aspak më trima, më patriotë  dhe as më të aftë të tjerët serbët, grekët, bullgarët, romunët  dhe të krishterët e tjerë të Ballkanit të cilët mbajtën fenë e tyre.Të gjithë të krishterët shqiptarë që mbetën nën sundimin e shteteve    sllavo-grek u sllavizuan dhe u greqizuan, ndërsa shqiptarët muslimamë dhe kristianë  gjatë sundimit Osman nuk u turqizuan, sepse politika osmane nuk shkatërronte dhe nuk asgjësoi etnitë e Ballkanit.

Shqiptarët shumicë muslimanë identifikohen me trimërinë, moralin, familjen dhe me atdheun shqiptar, dhe ata janë mbrojtësit e substancës kombëtare shqiptare me shumë vuajtje e sakrifica mbinjerëzore. Ata të cilët sot në Kosovë gërrasin për largim dhe braktisje të fesë Islame, në këtë cfarë ata synojnë ata kanë zëvëndësuar pushtuesin asimilues dhe kolonizatorin serb i cili gjithmonë ka synuar të imponojë te shqiptarët braktisjen e fesë Islame e cila ka qenë diga penguese që nuk ka lejuar serbizimin e Kosovës.  Këta të cilët ndjellin përcarje fetare , po e shfrytëzojnë sakrificën  e muslimanëve shqiptar duke e keqpërdorur lirinë e duke u shërmye me ose pa dashje  qëllimeve promovimeve të agjendave    serbo-sllave, më së shumti këta vijnë nga plejada dhe nostalgjikët për kombin jugosllav  të Mbretërisë sllave krajlo-komuniste.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".