Mexhuani: Kujdes ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare që na ka çliruar!…

Mexhuani: Kujdes ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare që na ka çliruar!…
Mexhuani: Kujdes ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare që na ka çliruar!…

Ragip Mexhuani

  • 23 February 2026 - 08:00

Nga Ragip Mexhuani

VV-ja i’u nënshtrua PDK-së në votimin e Rezolutës kundër Gjykatës Speciale në Hagë. Kjo Rezolutë dhe protestat kundër kësaj gjykate janë ndërhyrje në drejtësi ndërkombëtare. Kryetari i Gj. Speciale Smith reagoi : Gjykata nuk shantazhohet as nuk kërcënohet me protesta apo presione politike (18.02.2026). Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka përkrahë - legjitimuar Pavarësinë e Kosovës që ishte ankuar Serbia në këtë gjykatë. Në gjykatën e posaçme në Hagë nuk po akuzohet UÇK-ja as Kosova, por individë thonin gjyqëtarët dhe prokurorët aty. Ashtu në Hagë nuk po barazohen krimet serbe me ato shqiptare edhe kjo është propagandë nga ne disa. Në Gj. e Hagës nuk është akuzuar as Serbia që ka luftuar në Bosnjë, Kroaci, Kosovë dhe pak në Slloveni. NATO 78 ditë ka bombarduar mbi caqet ushtarake, policore serbe dhe është çliruar Kosova. Evropa-Amerika e detyruan Serbinë që Millosheviqi me bashkëpunëtorët e tij të dërgohen dhe të dënohen në Hagë, kurse Albin Kurtin me të burgosurit tjerë shqiptarë i liruan nga burgjet serbe. 

Libri KONRAD ADENAUER STIFTUNG 

Drejtësia Tranzicionale Prishtinë 2020

Anton Vukpalaj : Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavi është krijuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së… Pas luftës 99, në Kosovë tensionet ndëretnike e bënin situatën edhe më të komplikuar. Gjyqësori i UNMIK-ut propozoi themelimin e një gjykate të Kosovës për krime lufte dhe krime etnike me gjykatës dhe prokurorë vendorë dhe ndërkombëtarë. Kjo gjykatë nuk u krijua në Kosovë, ishte kundërshtuar nga pala shqiptare. … 

Në Prishtinë kishte ardhur  ndihmëssekretarja amerikane Viktoria Nulland e cila i detyroi liderët e partive të dala nga UÇK-ja “Nëse ju nuk e krijoni këtë gjykatë për drejtësi, bashkësia ndërkombëtare do ta bëjë atë për ju.

Një gjykatë e posaqme u miratua me 3 gusht 2015. …

Pas koalicionit të krijuar në vitin 2017 nga partitë politike të dala nga UÇK-ja (PDK,AAK,Nisma). Në fund të dhjetorit 2017, ky koalicion do të tentojë edhe zhbërjen e Dhomave të Specializuara, e cila do të ndalohet vetëm pas presionit të fuqishëm amerikan dhe europian”. …

Në Gjykatën e Hagës, nga ish-Jugosllavia më së shumti janë dënuar serbë nga Serbia 64 persona: 6 me burgim të përjetshëm, 58 tjerë nga 40 vjet deri 5 vjet, 1-3 vjet dhe 14 serbë të akuzuar, të cilët kanë vdekur, pa iu përfunduar procesi gjyqësor. Disa kanë vdekur. Millosheviqi vdes në burg në Hagë. Disa kanë bërë vetëvrasje, 1 në Hagë. Disa janë vrarë gjatë arrestimeve në Serbi. Zhelko Razhnatoviq- Arkani vrahet në Beograd. 

Kurse shqiptarë të Kosovës: është dënuar Haredin Bala. Janë liruar: Idriz Balaj, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Isak Musliu, Agim Murtezi, Ramush Haradinaj. (Adil Rr. Fetahu 2018). 

Nga Gjykata Speciale në Hagë janë dënuar: Pjetër Shala 13 vjet, Salih Mustafa-Cali 15 vjet, Nasim Haradinaj mbi 3 vjet, Hysni Gucati 3 vjet e 1 muaj. Në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës janë dënuar 64 serbë, vetëm 1 shqiptar i Kosovës. Kurse në Gjykatën Speciale në Hagë janë dënuar 4 shqiptarë. Krejt 5 shqiptarë të dënuar kurse 64 serbë. 

Gjykata e Hagës i ka akuzuar dhe burgosur krerët më të lartë të Serbisë që nga Millosheviqi, Millutinoviqi ish kryetar i Serbisë, Shesheli, Arkani, Perishiqi ish kryeshef ShP të APJ-së, etj. Kosova është çliruar falë gjakut të rreth 15 mijë dëshmorëve (fëmijëve, grave, të moshuarve,etj) që u detyrua NATO të intervenojë në Kosovë. Kosova pas Bosnjës dhe Kroacisë së paku ka të vrarë falë I. Rugovës dhe Ramiz Alisë të cilët nuk e dëgjuan Tuxhmanin ish-kryetarin e Kroacisë që lufta të fillonte së pari në Kosovë. Në çlirimin e Kosovës kontriboi I. Rugova, i cili ka patur 537 takime zyrtare me krerët më të lartë të Perëndimit që nga viti 1990. Rugova më 1998 i kërkon Solanës bombardimin e Serbisë. Nëna Terezë i përkulet Klintonit shpëtoma popullin e Kosovës. Klintoni bën homazhe te varri i Nënë Terezës, dhe i thotë amanetin tënd e qova në vend. Populli i Kosovës është i lirë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".