Nuk do të ketë reduktim të trupave të SHBA-së në Kosovë e as të NATO-s

Nuk do të ketë reduktim të trupave të SHBA-së në Kosovë e as të NATO-s
Nuk do të ketë reduktim të trupave të SHBA-së në Kosovë e as të NATO-s

Blerim Burjani

  • 24 February 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Nuk besoj se do të ketë ndonjë lëvizje apo reduktim të trupave të SHBA-së në Kosovë e as të NATO-s, rikonfigurimi mund të ndodhë sipas kërkesave dhe gjendjes në terren, NATO mbetet e përkushtuar në mbrojtje të paqes në Kosovë.

 

-Trupat amerikane janë simbolike në Kosovë, pra nuk ka edhe ndonjë arsye tjetër për reduktim edhe më tej të trupave, paralajmërimet ndoshta kanë më shumë të bëjnë me ripozicionim të trupave në terren. Normalisht, trupat amerikane janë të domosdoshme në Kosovë për të siguruar formalisht se në KFOR ka trupa amerikane, kjo ndikon shumë në rajon dhe për paqe në Ballkan, reduktim nuk besoj se do të ketë, por ripozicionim të trupave sipas strategjisë së NATO-s në Kosovë mund të ketë.

Po, normalisht se SHBA do të punojë që të ketë një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi brenda këtij viti, me një marrëveshje dhe garancë se do të respektohet paqja mund të ndodhë edhe reduktimi i trupave të KFOR-it, por ka pak shpresë që kjo të ndodhë. Zgjidhja e qëndrueshme nuk është as në horizont e lëre të arrihet, kështu si është gjendja është vetëm një konflikt i ngrirë, asgjë më shumë. Pa zgjidhje s’do të ketë as reduktim të forcave apo trupave të NATO-s apo të SHBA-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".