Kapiti: Injorantët dhe servilët politikë në Kosovë
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Në Kosovë vërehet se ka shumë injorantë dhe servilë politikë që duan të luajnë rolin e të diturit dhe të japin leksione të kompetencës duke cituar ndonjë fjali të marrë nga interneti, po që në fakt janë injorantë dhe servilë politikë, që kur bëhen bajatë në Kosovë importohen nga mediat dhe studiot televizive në Shqipëri,ku mediat dhe opinioni në Shqipëri bën gallatë me ta.
Këta lloj individësh duan të duken sikur po bëjnë jo vetëm opozitën politike por edhe atë mediatike e intelektuale, por opozitarizmi i tyre është nën nivelin intelektual, është egoist dhe fyes. Këta lloj “kritikësh”injorantë” shprehin opinionin e tyre dhe bëjnë “komente”kur lexojnë vetëm titujt e shkrimeve dhe të opinionit të të tjerëve, dhe as nuk analizojnë faktet dhe realitetin, dhe as argumentet bindëse të tyre.Këta mbeten fanatikë dhe të qorrullepsur intelektualisht.
Këta nuk dinë gjë tjetër vecse thonë disa përralla e parulla historike e politike.
Kompeteca e tyre është inkompetenca, dituria e tyre është padituria; ndershmëria e tyre është servilizmi;servilizmi i tyre është egoizmi, hipokrizia e djallëzia, patriotizmi dhe “kritika” e tyre është false dhe dashakeqëse.Mediat që ofrojnë këtë kategori intelektualëh bien në nivelin e tyre.
Vertetimi i shkrimit të mësipërm vjen nga ky fakt:
A nuk dështuan këta servilë politikë dhe mediat ku atyre u jipej hapësirë në zgjedhjet e 28 Dhjetorit 2025 në Kosovë, ku ata si mbështetës të opozitës së bashku me opozitën politike e cila mjerisht shpresonte fitoren nga kata gazetarë e media, a nuk u ndëshkuan ashpër ata nga inteligjenca, mëncuria dhe kompetenca e votuesive në Kosovë?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
