Shqiptarët e Kosovës duhet t’u jenë mirënjohës Amerikës dhe trupave të NATO-s

Shqiptarët e Kosovës duhet t’u jenë mirënjohës Amerikës dhe trupave të NATO-s
Shqiptarët e Kosovës duhet t’u jenë mirënjohës Amerikës dhe trupave të NATO-s

Nue Oroshi

  • 28 February 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Ta them të drejtën, për një luftë të re kundër Iran, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kishin nevojë për një forcë të madhe ushtarake. Për këtë arsye, ato mund të reduktonin praninë e trupave të tyre në vende të ndryshme të Evropës dhe t’i përgatisnin për një konflikt të mundshëm kundër Iranit.

 

-Në këtë kontekst, përkundër krizës dhe luftës së pashpallur zyrtarisht që vendet evropiane po zhvillojnë ndaj Rusisë përmes mbështetjes së Ukrainës, ato mund të kenë kapacitet për të dërguar një pjesë të trupave të tyre në Republikën e Kosovës.

Shqiptarët e Kosovës duhet t’u jenë mirënjohës Amerikës dhe trupave të NATO, të cilët për 74 ditë e net bombarduan Serbinë, derisa ajo u tërhoq. Sot, megjithatë, disa “trima” dalin dhe e shajnë Amerikën e NATO-n. Nuk dihet se në cilin kamp në Shqipëri apo Maqedoni e Veriut kanë qenë, apo në cilin vend të Evropës apo të Amerikës kishin gjetur strehim gjatë viteve 1998–1999.

Keqpërdorimi i së mirës që na kanë dhënë Amerika dhe shtetet evropiane është i papranueshëm. Për herë të dytë brenda një shekulli, Amerika dhe Evropa na ndihmuan të bëhemi shtet. Një pjesë e Evropës, si Austria dhe Gjermania, kontribuuan në krijimin e shtetit shqiptar më 1912; ndërsa në vitin 1999, një pjesë e mirë e Evropës, së bashku me Amerikën, ndihmoi në çlirimin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".