
Lexoni edhe:
Masakrat në Kosovë duhet të dalin në qendër të jetës publike në përmbajtjen e duhur
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Vendimi i Qeverisë për dërgimin e trupave të FSK-së në Gazë në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), përveçse vendim i duhur dhe i drejtë, ndikon në transformimin e Kosovës nga një konsumator në një ofrues të sigurisë në arenën ndërkombëtare!
Masakrat në Kosovë duhet të dalin në qendër të jetës publike në përmbajtjen e duhur
Lexoni edhe:
-Përveç aspektit të sigurisë, ky veprim ndikon edhe në rehabilitimin e marrëdhënieve të Kosovës me aleatët perëndimorë; përkatësisht, ky angazhim i Kosovës mund të ndikojë në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe në procesin e anëtarësimit në NATO.
Pjesëmarrja e Kosovës në misionin paqeruajtës të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS) në një zonë konflikti siç është Gaza, edhe pse me rreziqe të mëdha për trupat e FSK-së, pritet të sjellë përfitime të mëdha dhe shumëdimensionale për Kosovën, si në aspektin e forcimit logjistik ashtu edhe në krijimin e imazhit të ushtrisë sonë.
Dërgimi i trupave të FSK-së parashihet të bëhet në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), një mekanizëm i krijuar si pjesë e nismës së ashtuquajtur “Bordi i Paqes”, i propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, për arritjen e paqes në botë. Kosova është në mesin e pesë shteteve të para, së bashku me Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë, të cilat janë zotuar për angazhimin e tyre në këtë mision, me qëllim ofrimin e sigurisë dhe mbikëqyrjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.
Megjithatë, ende nuk dihet se kur saktësisht do të ndodhë dislokimi i trupave dhe sa do të jetë numri i tyre!
Sipas legjislacionit në fuqi, pas vendimit të ekzekutivit, çështja u kalon ligjvënësve për shqyrtim dhe votim, ndërsa në fund kërkohet edhe miratimi i presidentit të vendit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, tha se: “Jemi të gatshëm të marrim pjesë dhe të ndihmojmë popullin e Gazës, sepse edhe vetë kemi qenë dhe jemi përfitues të forcave ndërkombëtare që nga viti 1999”.
Ky, në fakt, do të jetë një kthim i vogël i një borxhi të madh që kemi ndaj bashkësisë ndërkombëtare, e cila 27 vite më parë e shpëtoi Kosovën dhe shqiptarët nga dëbimi dhe shfarosja kolektive me intervenimin e paparë dhe të padëgjuar ushtarak deri atëherë të aleancës më të fuqishme politike dhe ushtarake në botë – NATO.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".