Shqipërisë i duhet  një Albin Kurt( ftesë për debat me kritikët)

Shqipërisë i duhet  një Albin Kurt( ftesë për debat me kritikët)
Shqipërisë i duhet  një Albin Kurt( ftesë për debat me kritikët)

Skender Kapiti

  • 10 April 2026 - 15:23

Nga Skënder Sadri KAPITI

E di se ky titull shkrimi nuk do u pëlqejë disa politikanëve, as opozitës në Kosovë dhe as politikës së Tiranës, as disa mediatikëve, opinionistëve dhe disa farë komentuesve nihilistë  të cilët pa asnjë fakt e argument shpifin , akuzojnë e hipokrizojnë kundër Kurtit. 

Albin Kurti është një politikan i drejtpërdrejtë, i sinqertë dhe i hapur e transparent karshi popullit; është i përgjegjshëm dhe llogaridhënës; është i pakorruptueshëm dhe mbi të gjitha të parin ka interesin publik e kombëtar.

Ai  ka dinjitet dhe personalitet të lartë dhe po kështu punon me përkushtim për dinjitetin, prestigjin dhe për lartësimin e dinjitetit  të shtetit shqiptar të Kosovës. Ai nuk  bën as kompromis, as nuk toleron dhe as nuk u serviloset ndërkombëtareve për interesa personale politike e pushteti, pasi ai të parën ka Kosovën dhe intersin e përgjithshëm Ky karakter i Kurtit është në antitezë dhe në kundërshti pothuajse me të gjithë politikanët shqiptarë në Shqipëri e Kosovë të cilët politikën e përdorin  si biznes dhe partinë e shtetin i trajtojnë si prona të tyre.

Shqipëria me vetërënien e komunizmit, regjimi komunist në Shqipëri u zëvëndësuar me regjimin e korrupsionit.Demokracia e tranzicionit është një mashtrim demokratik. Këtë tashmë po e kuptojnë  përditë e më shumë shqiptarët, të cilët po zgjohen nga letargjia dhe po braktisin bindjen dhe besnikërinë e tyre të verbër karshi partive politike, sidomos karshi kryetarëve dhe elitës politike të korruptuar dhe tradhtare që kanë mbërthyer tërë politikën shqiptare.

Tani shqiptarët po e kuptojnë se ata janë të tradhëtuar , po i kuptojnë marrëveshjet dhe bashkëpunimin korruptiv të pazarxhinjve të politikës shqiptare, të cilët mbajnë dhe mbështesin njëri-tjetrin.

Pushteti, qeveria në Shqipëri është diskredituar dhe e falimentuar nga korrupsioni e krimi, hajnija dhe papërgjegjshmëria kombëtare, asaj i janë konsumuar të gjitha mashtrimet, alibirat dhe retorikat e rrejshme. Shqipëria sot është kampione në korrupsion, në drogë, në pasiguri dhe për eksod. Edhe opozita në Shqipëri është në një gjëndje mjerane, e cila ashtu si është sot nuk ngjall as besim dhe as shpresë për ndryshim. Edhe ajo është konsumuar deri aty sa që pothuajse nuk funksionon politikisht por vetëm si avokate politike e kryetarit dhe e disa indvidëve që e kanë privatizuar Partinë Demokratike.Prandaj Shqipërisë i duhet një Albin Kurt.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".