Kosova e tradhtuar
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Kundër shtetit të Kosovës janë Serbia, Rusia dhe gjithë aleatët europianë të Serbisë.
Por nuk janë vetëm këta armiq të Kosovës, pasi Kosova është e tradhëtuar edhe nga politikanë të Kosovës, nga kryetarë partish të Kosovës; Kosova është e tradhëtuar si gjithmonë edhe nga politika e Tiranës.
Nostalgjikët e regjimit serbosllav dhe jo pak deputetë të opozitës politike në Kosovë veprojnë në mënyrë të tillë sa të lënë përshtypjen se ata e urrejnë më shumë qeverinë dhe kryeministrin e saj se sa Serbinë.
Ata bëjnë gjithcka për ta mbajtur Kosovën në paqëndrueshmëri dhe në krizë.Opozita politike në Kosovë është e gatshme që të sakrifikojë gjithcka mundet nga interesi publik e shtetëror vetëm që ajo të vijë në pushtet.
Pushteti dhe qeveria që vjedhin paranë e pasuritë publike ato bëjnë tradhtinë.
Opozia politike në Kosovë , krerët e partive opozitare kanë mbi supe tradhëtinë dhe marrëveshjet e pazaret me Serbinë në dëm të trojeve shqiptare dhe të legjitimitetit të shtetit të Kosovës.
Nëse populli i Kosovës nuk do i kishte dëbuar ata nga pushteti nuk dihet se ku do të ishte sot gjëndja e Kosovës, territori i saj, hajdutëria dhe korrupsioni.
Opozita në Kosovë është e gatshmme për cdo allishverish me qëllim që të rikthehen ata në pushtet për të ruajtur e siguruar hajnitë dhe pasuritë e fituare me korrupsion e hajni , si dhe për të zbatuar ato marrëveshje antikombëtare të cilat në kohën e qeverisjes së tyre e rikthyen Serbinë në Kosovë.
Po kështu fatkeqesisht në kohën kur Kosova ka aq shumë nevojë për Shqipërinë, qeveria shqiptare është pro Serbisë dhe Kosovën kryeministri i Shqipërisë e shikon me sytë e Beogradit.
Ai ka mbështetut të gjitha propozimit dhe synimet për ndarjen e Kosovës, minishengenin serbo-shqiptar kundër Kosovës;i ka vendosur sanksione Kosovës pse qeveria e Kosovës është për politikë të reciprocitetit me Serbinë dhe për shtrirjen e autoritetit dhe të legjitimitetit në të gjithë territorin e Kosovës; ai propozoi një Marreveshje të re të Kosovës me Serbinë gjë e cila e kthente Kosovën në statusin e një Krahinë autonome; e quajti Veriun e Kosovës si tokë të askujt, dhe propozoi një draft të “tij”për krijimin e komunave e shumicë serbe.
Dhe tani së fundi kërkoi që Serbia dhe shqipëria të antarësoheshin në BE pa kushte. Sa herë që presidenti serb ndjehet keq përballë SHBA dhe BE, Kryeministri i Shqipërisë i bën atij avokatinë rehabilituese.
Kosova, demokracia dhe legjitimiteti demokratik në Kosovë , kundër tyre janë shumica e mediave, gazetarëve dhe opinionistëve të cilët veprojnë jo vetëm në Kosovë por gjejnë strehë dhe kushte e mundësi për të vepruar edhe në mediat e televizionet e Tiranës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
