NASA u kishte dhënë drogë merimangave – rezultatet të çuditshme, po aq sa eksperimenti

  • 08 gusht 2019 - 08:18
NASA u kishte dhënë drogë merimangave – rezultatet të çuditshme, po aq sa eksperimenti

Agjencia hapësinore NASA i kishte ushqyer merimangat me droga si marihuana dhe ka parë se si ato kanë bërë rrjetat e tyre.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, NASA ka publikuar rezultatet e eksperimentit të saj të çuditshëm në vitin 1995 – dhe ato ishin aq tërheqëse sa vështirë se do ta paramendonit.

Ju mund të shihni krijimet abstrakte më poshtë, duke përfshirë rrjetat nga merimangat e ushqyera me marihuanë, kafeinë dhe hidrat të klorit.

“Sa më toksike të jetë kimikati”, shkruajnë studiuesit në letrën e tyre, “aq më e deformuar duket një rrjetë në krahasim me një rrjet normal”.

Atëherë ata përcaktuan sasinë e ndryshimeve në secilën rrjetë duke përdorur mjete statistikore dhe përpunues të imazhit për të provuar ndikimin e kimikateve të ndryshme në merimangat.

Image

(Kosova Sot Online)